Monday, 11/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Burri dashuron me sy, ndërkohë që gruaja ….

Burri dashuron me sy, ndërkohë që gruaja ….

Në përgjithësi,  burri dashuron me sy, ndërkohë që gruaja, në përgjithësi dashuron me veshë dhe me zemër.

Kjo nuk do të thotë se shqisat e tjera nuk i funksionojnë, por do të thotë se shqisa më aktive tek burrat është syri. Prandaj, gruaja duhet ti kushtojë vëmendje më shumë aspektit pamor. Po ashtu, burri duhet të tregojë kujdes për fjalët që dëgjon e shoqja dhe ndjenjat e zemrës së saj. Pasioni i femrës për tu zbukuruar, shihet si tregues i ndikimit që ka ajo që i shohin sytë burrit, në zemrën dhe psikologjinë e tij. Shqisa e të shikuarit, plotësohet mandej me shqisat e tjera, si dëgjimi, nuhatja, shija dhe prekja për ta plotësuar në maksimum perceptimin te burri. Por gjithmonë shkëndija e parë merr jetë nga syri. Për këtë, Zoti i lartësuar e ka pajisur femrën me tipare fizike të një niveli të lartë bukurie, në harmoni me njëra-tjetrën dhe që e joshin syrin.

Burrin e verbon bukuria e gruas dhe pamja e saj e jashtme, gjë e cila për një farë kohe, e bën të injorojë shpirtin, thelbin dhe moralet e saj. Kjo verbi dhe dhënie pas pamjes së jashtme, jo pak herë i ka shkaktuar atij probleme dhe telashe. Rendja pas pamjes së jashtme dhe bukurisë fizike, nuk kufizohet vetëm tek burrat e thjeshtë dhe mediokër, por shtrihet tek shumica e burrave, sado të kulturuar dhe të ekuilibruar qofshin

Categories

Archives