Tuesday, 22/8/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Burimi i të dhënave jetësore

Burimi i të dhënave jetësore

Të dhënat shkencore tregojnë qartë se qeniet e gjalla kanë një strukturë dhe rend skajshmërisht kompleks, i cili është tepër i përsosur për të ardhë në ekzistencë rastësisht. Ky është fakt se qeniet e gjalla janë krijuar nga një Krijues i Gjithëfuqishëm me njohuri superiore.

Shkencëtarët nga e gjithë bota, që nga SHBA-ja e deri në Kinë, kanë bërë përpjekjet e tyre më të mira gjatë më shumë se një dekade, për të dëshifruar 3 bilion shkronjat kimike të ADN-së, si dhe për të përcaktuar sekuencën e tyre. Si rezultat i kësaj, 85% i të dhënave që përfshihen në ADN-në e njerëzve mund të renditen në mënyrë të duhur. Edhe pse ky është një zhvillim shumë ngacmues dhe i rëndësishëm, siç thotë edhe Dr. Francis Collins i cili e udhëheq Projektin e Gjenomit Njerëzor, tani për tani është marrë vetëm hapi i parë në deshifrimin e informatave që gjenden në ADN.

Për të kuptuar se përse dëshifrimi i këtyre informatave merr kaq shumë kohë, ne duhet të kuptojmë natyrën e informatave të deponuara në ADN.

STRUKTURA SEKRETE E ADN-SË

Në fabrikimin e produkteve teknologjike apo në menaxhimin e një fabrike, mjetet më të mëdha të punësuara janë përvoja dhe akumulimi i njohurisë, të cilat njeriu i ka fituar gjatë shumë shekujve. Njohuria dhe përvoja e nevojshme për ndërtimin e trupit njerëzor, “fabrikës” më të avancuar dhe sofistikuar në botë, janë të depoziuara në ADN. ADN-ja është një molekulë e madhe e cila ruhet me kujdes në bërthamën qelizore dhe që funksionon si një “bankë e të dhënave” për trupin e njeriut. Informatat e fshehura brenda ADN-së kontrollojnë qindra ngjarje të ndryshme, të cilat ndodhin në qelizat e trupit të njeriut dhe në funksionimin e sistemit të tij, sikurse edhe në çështjet fizike, që nga ngjyra e flokëve dhe syve të personit e deri te lartësia e tij. Për shembull, edhe nëse shtypja e gjakut të dikuj është e lartë, e ulët apo normale, varet nga informatat në ADN-së.

Një çështje e rëndësishme e cila duhet theksuar këtu, është se që nga krijesa e parë njerëzore, triliona shembujt e ADN-së në biliona qelizat e njeriut, janë paraqitur në gjendjen e njëjtë të përsosshmërisë dhe kompleksitetit, ashtu siç janë edhe sot. Duke i lexuar rreshtat e mëposhtëm, do të shihni se sa e paarsyeshme është të pohohet, ashtu siç bëjnë evolucionistët, se gjoja një molekulë e tillë, me strukturën dhe mundësitë e saj marramendëse, është krijuar si rezultat i rastësisë.

VËLLIMET E INFORMACIONIT NË QELIZËN NJERËZORE

Informcionet e depozituara në ADN, nuk duhet të nënçmohen në asnjë mënyë. Për më tepër pasi që një molekulë ADN-je e njeriut përmban mjaft informata, sa që do të nevojiteshin për të mbushur miliona faqe enciklopedish, apo për të mbushur rreth 1000 libra. Shikojeni  me vëmendje këtë fakt, një milion faqe enciklopedie, apo 1000 libra. Pra kjo do të thotë se bërthama e çdo qelize përmban aq shumë informacion sa për të mbushur një milion faqe enciklopedie, informata këto që përdoren për kontrollin e funksioneve të trupit të njeriut. Duke përdorur analogjinë ne mund të pohojmë se edhe 23 volumet e Enciklopedisë Britanike, njëra nga minierat më të mëdha të informacioneve në botë , ka vetëm 25000 faqe. Kështu që para nesh qëndron një pamje e habitshme. Në një molekulë të gjetur në bërthamë, e cila është shumë më e vogël se sa qeliza mikroskopike ku ajo është e vendosur, ekziston një depo e të dhënave 40 herë më e madhe se sa enciklopedia më e madhe e botës, e cila përmban me miliona artikuj informacioni. Kjo do të thotë se kemi një enciklopedi 1000 volumëshe e cila është unike dhe nuk ka diçka që mund të krahasohet me të. Kur një pjesë e informacionit prezente në genin e njeriut do të lexohej çdo sekondë, pa pushim, do të duheshin 100 vite për ta kompletuar këtë proces. Nëse informacionet të cilat gjenden në ADN do të vendoseshin në formë libri, vëllimet e vendosura në majë të njëra-tjetrës do të mbërrinin 70 metra lartësi. Llogaritjet e fundit kanë zbuluar se kjo enciklopedi gjigante përmbanë rreth 3 bilion “tema” të ndryshme. Nëse informacionet e ADN-së do të shkruheshin në letër, ajo letër do të zgjatej nga Poli i Veriut deri në Ekuador

Molekula e ADN-së në bërthamë është e përbërë në të ashtuquajturat kromozome. Gajtësia totale e molekulës së ADN-së në kromozom është 1 metër. Kromozomi është një nanometer i gjerë, me fjalë të tjera, sa e bilionta pjesë e metrit. Atëherë si mund të ndodhë që molekula e ADN-së e gjatë 1 metër të vendoset në një hapësirë aq të vogël?!

Pakot e kromozomeve janë në fakt të ndërtuara nga sisteme specialë përbërëse shumë më të vogla. Molekula e ADN-së së pari është e mbështjellë rreth proteinave speciale, të quajtura histone, e ngjashme me shtëllungën e pambukut. Kështu, ato formojnë strukturat e quajtura nukleozome. Këto nukleozome janë të dizejnuara në mënyrë speciale për të mbrojtur ADN-në dhe për të ndaluar dëmtimin e saj. Kur nukleozomet lidhen njëra me tjetrën, ato formojnë kromatinën. Laqe të përdredhura afërsisht e formojnë kromatinën. Në këtë mënyrë, kjo krijesë madhështore e ngjeshë molekulën e ADN-së në një hapësirë aq të vogël sa e bilionta pjesë e gjatësisë së saj.

Këta shembuj janë indikacion i sasisë madhështore të informacionit që gjenden në ADN. Shtrohet pyetja, si mund të bëhet fjalë për molekulë që përmban informata? Kjo për arsye sepse ajo për çka ne po flasim nuk është kompjuter apo bibliotekë, por vetëm një pjesë e trupit që është me qindra-mijëra herë më e vogël se një milimetër, e përbërë thjeshtë nga proteina, yndyra dhe molekula uji. Do të ishte një mrekulli me përmasa mahnitëse sikur kjo pjesë pambarimisht e vogël e trupit do të përmbante dhe depononte, qoftë edhe një informacion të vetëm, e të mos flasim për miliona informacione të tilla.

Kompjuterët janë momentalisht format më të përparuara të teknologjisë për depozitimin e informacioneve. Sasia e informacionit, e cila para 30 viteve në mënyrë rutinore depozitohej në një kompjuter me madhësi sa të një dhome, sot mund të depozitohet në disqe të vogla, por edhe teknologjia më e re e zbuluar nga intelegjenca njerëzore, pas diturisë së akumuluar me shekuj dhe punës së mundimshme, akoma është larg nga arritja e kapacitetit depozitues të informacinit që ka një bërthamë e vetme qelizore. Krahasimi në vijim i bërë nga profesori i mirënjohur i mikrobiologjisë Michael Denton, mbase do të mjaftojë për të ndriçuar kontrastin midis madhësisë së vogël të ADN-së dhe sasisë së madhe të informacionit që ajo përmban.

Informatat e nevojshme për të specifikuar dizajnin e të gjitha specieve të organizmave që kanë ekiztuar ndonjëherë në planet, një numër, i cili sipas G.G. Simpson arrin në përafërsisht një mijë milion,  që do të mund të mbaheshin në një lugë çaji dhe akoma do të kishte vend aty për të gjitha informatat që gjenden në secilin libër të shkruar ndonjëherë.

Si mundet një zinxhir i padukshëm për syrin, i përbërë nga atomet, me diametër sa një e bilionta pjesë e milimetrit, të përmbajë një memorie të tillë dhe një kapacitet të tillë informatash? Kësaj pyetje shtoja edhe këtë tjetrën: Përdesisa secila nga 100 trilion qelizat e trupit tënd i dinë përmendësh një milion faqe informacioni, ti si një qenie njerëzore intelegjente dhe e vetëdijshme, sa faqe enciklopedie do të mund t’i memorizoje gjatë tërë jetës tënde? Diçka edhe më e rëndësishme, qeliza i përdor këto informata në mënyrë të rrjedhshme, në një mënyrë tejmase të planifikuar dhe  të koordinuar në vendet e duhura dhe kurrë nuk bën ndonjë gabim. Para se njeriu të vijë në ekzistencë, qelizat e tij vetëm se kanë filluar proçesin e ndërtimit të tij.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Perse Zoti e krijoi njerezimin?

NJËSITË NDËRTUESE TË NJERËZVE

Fekondimi i qelizës vezë nga spermatozoidi, do të thotë fillimi i jetës së re njerëzore. Miliona spermatozoide garojnë për të fekonduar qelizën vezë, por vetëm një nga të gjithë ata arrin ta bëjë këtë. Megjithatë, kjo garë nuk i është lënë shansit apo rastësisë, pasi që çdo fazë e saj është krijuar nga Zoti me përmasa të fiksuara. Allahu i Madhëruar e shpallë këtë të vërtetë në Kuran:

“Ne u kemi krijuar juve, e përse nuk pranoni? A keni menduar për farën që e dredhni? A ju e krijoni atë, apo Ne jemi që e krijojmë?” (Kurani 56: 57-59)

Kur qeliza spermatozoide e babait e fekondon qelizën vezë të nënës, genet e prindërve bashkohen dhe përcaktojnë karakteristikat fizike të foshnjes që eventualisht do të lindet. Secili nga mijëra genet e ndryshme e ka një funksion të veçantë. Janë genet ato që e përcaktojnë ngjyrën e flokëve dhe syve, formën e fytyrës dhe detaje të tjera të panumërta në skelet, organe të brendshme, tru, nerva dhe muskuj.

Kur sperma bashkohet me qelizën vezë, formohet një qelizë (themeli i qenies së re njerëzore) dhe bashkë me atë qelizë formohet gjithashtu kopja e parë e molekulës së ADN-së, të cilat do të mbartin kodin gjenetik të personit brenda secilës qelizë përgjatë gjithë jetës së tij.

Në mënyrë që kjo qelizë e parë, veza e fekonduar, të zhvillohet në qenie njerëzore, ajo duhet të shumohet, dhe në bazë të kësaj ajo fillon të ndahet me një vetëdije të mrekullueshme. Kjo vetëdije e zbulon vetveten në fazën e ardhshme. Duke u ndarë qelizat fillojnë të rriten ndryshëm dhe shkojnë në ato pjesë të trupit ku ato nevojiten. Në vend të një mase trupi të përbërë nga qeliza saktësisht të njëjta, disa nga to shndërrohen në qeliza syri dhe shkojnë aty ku nevojiten, të tjerat formojnë qelizat e zemrës dhe shkojnë në gjoks, dhe prapë disa të tjera shndërrohen në qeliza lëkure dhe e mbulojnë tërë trupin. Të gjitha qelizat shumohen aq sa nevojitet për indin e veçantë, të cilin ato do ta konstruktojnë, dhe fillojnë të bashkohen duke i dhënë indit strukturën që i nevojitet, duke filluar kështu formimin e organeve të ndryshme.

Koordinimi i këtij diferencimi dhe strukturimi është bërë i mundur nga molekula e ADN-së. Ne nuk duhet ta lëmë mënjanë faktin se ADN-ja nuk është as biokimist që punon në laboratore të mbushura plot nga pajisjet më të reja, e as një super kompjuter i aftë për të kryer triliona kalkulime në sekondë. ADN-ja është molekulë e krijuar nga atome si karboni, fosfori, azoti, hidrogjeni dhe oksigjeni.

Le të kemi tani parasysh faktet vijuese: Triliona qeliza në trupin e njeriut shumohen me ndarje. Sidoqoftë, gene të ndryshme në qeliza të ndryshme aktivizohen në kohëra të ndryshme dhe, me këtë i lejojnë qelizës që të diferencohet. Ose e thënë ndryshe, çdo qelizë që ndahet dhe shumohet pas qelizës së parë, përmban kompletin e informacioneve gjenetike. Me fjalë tjera, çdo qelizë e vetme posedon mundësinë për të prodhuar muskulin e zemrës, lëkurën, qelizat e kuqe të gjakut apo çfarëdo indi tjetër në trup. Edhe pse secila qelizë përmban përshkrimin e tërësishëm gjenetik të tërë trupit, vetëm disa gene janë aktive në kohëra të ndryshme në organe të ndryshme. Për shembull, çdo qelizë përmban kodet për zhvillimin dhe funksionimin e veshkave, sidoqoftë, vetëm genet relevante janë aktive në atë organ, në kohëra të caktuara në fazën e zhvillimit. Njëjtë me këtë, enzimat e caktuara, p.sh. glukozo-fosfati, gjenden kryesisht në mushkëri. Edhe pse të gjitha qelizat e të gjitha organeve të tjera e posedojnë përshkrimin e kësaj proteine ato kurrë nuk e prodhojnë atë. Qelizat e syrit kurrë nuk e bëjnë; për shembull, ato krijojnë vetëm atë që është e nevojshme për syrin, qelizat nervore do të mbartin porositë në tru dhe nga truri në organe, qelizat e mushkërive do të purifikojnë toksinet dhe qelizat yndyrore do të depozitojnë ushqimin, për kohën kur do të ketë mungesë ushqimi. Asnjë nga to nuk gabon kurrë, për shembull të prodhojë enzimat e stomakut. Pra, kush e mbartë sipër këtë divizion të përsosur pune? Kush i urdhëron qelizat që të specializojnë në fusha të ndryshme, pasi që ato të jenë ndarë dhe shumuar? Për më tepër, si mundet që të gjitha qelizat të binden me aq vetëdije dhe cilin dëgjojnë ato, derisa punojnë me një disiplinë dhe organizim kaq të përsosur? Është shumë e qartë se asnjë nga këto nuk janë sisteme të rastësishme të formuara si rezultat i rastësive të tjera.

Kjo përsoshmëri nuk përfundon me faktin se qelizat paraqiten në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, si dhe vënë në funksion genet e duhura. Qelizat duhet gjithashtu të jenë prezente në fazat përkatëse të jetës, dhe atë në sasi të duhur. Genet tona “riparuese’”punojnë gjatë gjithë kohës në gati të gjitha qelizat tona. Genet e tjera funksionojnë vetëm në disa qeliza në periudha kritike gjatë jetës, duke punuar për vetëm disa orë para se të shkojnë në gjendje gjumi. Për shembull, prodhimi i qumështit mundësohet nga gjenet gjatë gjidhënies. Informacioni ekzistues aktivizohet në kohën e duhur, në sasinë e duhur dhe në vendin e duhur.

Përdorimi i “koincidencës” nga evolucionistët për të sqaruar këtë vetëdije, planifikim, përcaktim, llogaritje, drejtim inteligjent dhe përdorim të të biliontave pjesë të informatave që gjenden në ADN, në fakt nuk është sqarim aspak. Asnjë sistem në botë, as edhe më i thjeshti nuk mund të vijë në ekzistencë nga rastësia, kështu që është skajshmërisht jologjike të shihen si rastësi ndodhitë e planifikuara dhe të organizuara që ngjajnë në nivel të hapësirës mikroskopike. Në të vërtetë, evolucionistët e pranojnë se ata janë larg nga ofrimi i sqarimit për këtë diferencim dhe ndarje të punëve në qelizë. Mikrobiologu evolucionist Prof. Ali Demirsoy dëshmon:

“Në esencë nuk është vërtetuar akoma asnjë sqarim i kënaqshëm për zhvillimin e grupeve të qelizave me struktura dhe funksione shumë të ndryshme.”

Të gjitha këto ngjarje të jashtëzakonshme, nuk munden thjeshtë të llogariten në terma të rastësive apo sikur ato janë vepër e vetë qelizave. Pra, kush i drejton këto zhvillime që ngjajnë në qelizë, i krijon ato për qëllime të caktuara dhe posedon intelegjencën dhe fuqinë për që paraqitur biliona pjesë të informatave në një sipërfaqë të tillë të vogël, të pakapshme për syrin e njeriut?

Ajo që mund të jetë më e rëndësishme për të gjithë, është të pyesim: Kush dhe pse i ka krijuar këto qeliza, të cilat funksionojnë pa pushim, në mënyrë që ti të mund të lexosh këta rreshta, të shohësh, të marrësh frymë, të mendosh,  e thënë shkurt ,të ekzistosh dhe të vazhdosh të ekzistosh?

Harun Jahja

Categories

Archives