Monday, 22/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Burimet më të mira të hekurit janë



Burimet më të mira të hekurit janë

Hekuri është përbërës i rëndësishëm i eritrociteve, të cilat janë të domosdoshme për ruajtjen e të gjitha qelizave në organizëm që në mënyrë të drejtë të kryejnë funksionet e veta. Gjaku prodhohet në palcën kurrizore, dhe një nga elementet e rëndësishme për prodhimin e gjakut është edhe hekuri. Mungesa e hekurit apo anemina sjell deri te ngathtësia, përtacia, dobësia, vështirësi me kujtesë, rritje të dobët dhe numër të madh të përpjekjes më sëmundje të ndryshme, bile edhe deri të rastet e vdekjes te gratë shtatzëne. Parazitët mund të jenë  shkaktar i mungesës së hekurit, e vetvetiu edhe të anemisë.
Burimet më të mira të hekurit janë: mëlçia, mishi dhe prodhimet e mishit, peshku, shpezët, pekmezi nga rrepa. Ushqimet me origjinë bimore të pasura me hekur janë: bishtajoret, perimet gjethore, farërat, disa lloje të perimeve të terura. Mirëpo organizmi nuk absorbon hekurin nga ushqimet me origjinë bimore në sasi të mjaftueshme, siç është rasti me hekurin me origjinë shtazore, por marrja e vitamins C  bashkë me hekurin që ka origjinë bimore ndihmon që ai të absorbohet sa më mirë.