Wednesday, 15/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Burimet e syrit të keq magjepsës



Burimet e syrit të keq magjepsës

syri i kaltert

Burimet e syrit të keq magjepsës





Një grup i njerëzve pohon se syri i keq magjepsës shkaktohet nga prirja e keqe personale e individit, ndjeshmëria e tij për mendim të keq, sfidat e tij, prirja e tij për gjëra eksperimentale dhe përvojtësore, edhe atëherë kur ato janë të dëmshme dhe nuk janë në të mirë të tij, koketimi personal me mendime lakmitare, të këqija dhe kryerja e veprave të këqija. Jashtë një personi të këtillë, rryma e energjive të këqija dhe të zjarrta emitohet nga sytë e tij që e godasin menjëherë personin. Grupi tjetër mendon se shpjegimi i dhënë është i arsyetuar dhe është i ngjashëm me të njëjtën energji letale, të cilën e emitojnë disa gjarpërinj kur e shikojnë gjahun e vet, kurse gjahu ngrihet menjëherë dhe ndonjëherë vdes në të njëjtën kohë nga sulmi në zemër. Po ky fenomen energjetik është hasur gjithashtu te disa lloje gurësh të çmuar, eleksirë dhe te minerale të tjera, me ç’rast ato emitojnë pa gabuar aspak energji ose rreze radioaktive të fuqishme; disa nga ato janë letale, ndërsa të tjerat mund të shkaktojnë ftohtësi, pasivitet, apati, plogështi, nënshtrim ndaj diçkaje, mundim, ankth, frikë, lakmi, tërheqje ose shkatërrim etj.
Grupi i dytë i mendimtarëve pohon se, sa i përket realizimit, All-llahu i gjithëfuqishëm shkakton gjithçka që vendos vullneti i Tij, qoftë e dobishme ose e dëmshme, sepse vetë Ai përcakton fatin e të mirës dhe të keqes. Duke u mbështetur në to, kjo kryhet në tërësi menjëherë pasi që njeriu me sy të keq e drejton shikimin e tij zhbirues në cilindo qoftë ose në çkado qoftë, që mund të duket se ia rrit vetitë e këqija të tij apo të asaj. Pastaj energjitë e këqija do të depërtojnë te personi nëpërmjet poreve të lëkurës së tij dhe do ta prishin ekuilibrin e tij të natyrshëm. Personi me sy të tillë të keq është vetëm transmetues. Ai nuk ka fuqi dhe as ndikim automatik, as nuk mund të inicojë aksione të tilla, ndërsa ai vetë është i goditur njëkohësisht nga një e keqe e tillë. Megjithatë, një mendim i tillë mbetet vetëm si mendim i atyre që nuk besojnë nëse nuk mund të kontestohen fuqitë karakteristike të cilat All-llahu i gjithëfuqishëm i ka futur në çdo qelizë të krijesave anembanë universit. Disa energji Ai i ka mbajtur të fshehta, ose të pashfrytëzuara deri në kohën kur ato janë zbuluar, kurse të tjerat Ai i ka bërë konstante dhe aktive. Pra, mendimtarë të këtillë përfundimisht e kanë turbulluar shikimin personal, e kanë kufizuar horizontin e kuptimit të mjedisit të tyre personal dhe aftësinë e tyre që të bashkëveprojnë në mjediset e veta.
Më tej, ata e kanë kundërshtuar përfundimisht arsyen e shëndoshë dhe mendimet e pranueshme të shkencëtarëve. Në të vërtetë asnjë njeri i mençur nuk mund t’i mohojë pasojat e përgjithshme të shpirtit dhe të shpirtrave në trup. Për më tepër, ato janë materiale, prandaj gjithkush mund t’i shohë e ndonjëherë edhe t’i ndiejë. Të marrim për shembull njeriun që skuqet në fytyrë kur e takon ndonjë individ të njohur ose kur flet diçka për të cilën mund të turpërohet, ose kur shohim se si zverdhet fytyra e dikujt kur e takon një gjë ose ndonjë njeri të cilit i frikësohet. Natyrisht, njerëzit ndonjëherë e dallojnë ndjenjën e sëmundjes ose të humbjes së fuqisë pas takimit të tyre me ndonjë njeri ose pasi kanë dëgjuar ndonjë vërejtje apo pasi ta ndijnë seksin e vet. Të gjitha këto bëhen nëpërmjet marrjes së diçkaje ose të qenit subjekt i “qëllimit” të diçkaje tjetër, që detyrimisht shpreh qëllimet e tij, ose nëpërmejt syve të tyre.
Domethënë, individi mund të goditet nëpërmjet syve të një njeriut tjetër, që tregon për lidhjen e fuqishme ndërmjet shpirtrave, frymës dhe syve të tyre. Vetë sytë nuk kanë asnjë lidhje me këtë, ndërsa shpirti dhe fryma janë ata që e përmbajnë atë ndikim. Çdo shpirt dhe frymë ka ndikimet karakteristike, fuqinë, transmetuesit, karakteristikat bazike dhe natyrën e vet. Për shembull personi xheloz mund ta lëndojë përfundimisht personin tjetër dhe për këtë All-llahu i gjithëfuqishëm i ka dhënë urdhër të Dërguarit të vet , salaAllahu alejhi we selem, që të kërkojë mbështetje tek Ai nga fuqia e dëmit të cilën vetëm ai mund ta kontrollojë. Ai i ka dhënë urdhër gjithashtu të kërkojë mbështetje tek Ai nga çfarëdo dëmi që personi xheloz mund t’i shkaktojë atij. Në të vërtetë dëmi i personit xheloz, i cili e godet personin tjetër, vetëm mund të përgënjeshtrohet nga ndonjë njeri që nuk e njeh vetveten dhe natyrën e vet.
Në të vërtetë natyra xheloze e njeriut është sëmundje specifike që merr formën e frymës xheloze dhe të egër brenda vetë individit. Ai e godet personin naiv dhe me siguri vepron në përputhje me karakteristikat e veta të këqija. E ngjashme me këtë është edhe shembulli i gjarprit helmues. Helmi i tij është joaktiv dhe ndodhet në dhëmbët e tij helmues, por pasi ta shohë gjahun e vet potencial, gjarpri përnjëherë rrëmbehet nga një sulm dhe hidhërim i tërbuar. Ai bëhet si i xhindosur dhe helmi menjëherë del jashtë nëpërmjet kafshimit të gjahut. Për këtë shkak disa njerëz e krahasojnë personin e keq, kriminel dhe xheloz me gjarprin. Pra, xhelozia është krim i madh tinëzar. Ndonjëherë xhelozia mund të shkaktojë dështimin e femrës, ndërsa në raste të tjera mund të shkaktojë verbimin. Për këtë arsye i Dërguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, njëherë e kishte përdorur analogjinë e gjarprit me zile, të gjarprit helmues (lat. Echis) dhe të nëpërkës afrikane që e hedh helmin (lat. Bitis arietans), duke mbajtur parasysh se ato mund të shkaktojnë dështimin (abortin) dhe verbimin e njeriut.
Lloje të tjera të qenieve të këqija dhe të sëmura mund t’i godasin personat e tjerë vetëm duke i shikuar ata, pa asnjë kontakt fizik, për shkak të shkallës së madhe të smirës helmuese të tyre, natyrës së tyre të sëmurë dhe energjive të këqija që i përmbajnë. Pra, për të vepruar syri i keq magjepsës nuk duhet të kulmojë patjetër në kontakt fizik, siç mund të pohojnë disa njerëz të cilët dinë shumë pak dhe nuk i njohin ligjet e fizikës dhe Sheriatin. Në të vërtetë lëndime të tilla mund të ndodhin nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë, konfrontimit të drejtpërdrejtë, shikimit sy më sy ose nëpërmjet porosive psikike jashtëzakonisht të ndieshme, me ç’rast fryma e njeriut sykeq vepron si ndërmjetësues i cili udhëton për ta takuar viktimën dhe ndikon dëmshëm në gjendjen e tij. Në raste të tjera dëmi mund të shkaktohet nëpërmjet fuqisë mendore të njeriut sykeq ose nëpërmjet leximit të lutjeve, insinuatave, magjive ose edhe flerteve të caktuara me imagjinatën e individit. Mund të pengohen gjithashtu disa synime të sëmura duke iu kundërvënë atyre dhe duke kthyer një synim të tillë të sëmurë me anë të leximit të lutjeve të kundërta mbi bazë të asaj se njeriu i ndien vibracionet e tilla ose edhe mbi bazë të dyshimit në mundësi të tilla. Pra, duke ndërruar me sukses drejtimin e syrit magjepsës, vetë autori që vepron ashtu bëhet viktimë e iniciativës së vet. Pra, individi mund të mbrohet nga një e keqe e tillë. Për këtë qëllim duhet të thotë shpesh lutje për të mbrojtur vetveten kundër syrit magjepsës.
Ndikimi dhe shpirtligësia e syrit magjepsës nuk kërkon domosdo kontakt të drejtpërdrejtë me sy. Personi i keq dhe i sëmurë mund të jetë edhe i verbër, por kur dikush tjetër e përshkruan një gjendje, karakteristikë, rast ose person të caktuar, mendimet e tij të këqija mund të prodhojnë po atë efekt si edhe kontakti vizuel. Në shumë raste dëmi i shkaktuar nga syri magjepsës është transmetuar nëpërmjet personit të tretë, të cilit i është treguar shembulli, karakteristika ose personi, pasuria e tij, fuqia, shëndeti i mirë, fryma, afarizmi i suksesshëm ose planet e udhëtimit etj….
Lidhur me këtë temë, All-llahu i gjithëfuqishëm i ka thënë të Dërguarit të vet , salaAllahu alejhi we selem:
“E ata që nuk besuan gati sa nuk të zhdukin ty me shkrimet e tyre, kur e dëgjuan Kur’anin, e (nga inati) thanë: ‘Ai është i marrë”. (El Kalem, 51)
Ai i ka thënë edhe këtë:
1. “Thuaj:’I mbështetem Zotit të agimit,
2. Prej dëmit të çdo krijese, që Ai e krijoi,
3. Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht.
4. Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryejnë nyja.
5. Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron”. (El Felek, 1-5)
Prandaj çdo person që ka sy magjepsës është xheloz, por çdo person xheloz nuk ka sy magjepsës. Pasi personat xhelozë janë më të zakonshëm sesa njerëzit me sy magjepsës, kërkimi i mbështetjes tek All-llahu i gjithëfuqishëm nga personi xheloz i përfshin edhe njerëzit me sy magjepsës. Në rastin e tyre e keqja projektohet nga sytë e tyre si shigjeta e padukshme të xhelozisë së tyre. Sa i përket viktimës, ndonjëherë goditet nga shigjetat e xhelozisë, kurse në raste të tjera ato shkojnë huq. Kur këto shigjeta e gjejnë shenjën – personin e pambrojtur dhe të pa pancir – ato me siguri veprojnë në mënyrë të dëmshme mbi të. Megjithatë, nëse shigjetat e xhelozisë dhe të smirës personin e shenjuar e gjejnë të kujdesshëm, të armatosur dhe me pancir të padepërtueshëm, ato nuk do t’i bëjnë dëm. Në vend të kësaj, ndodh që ato të kthehen mbrapsht dhe të godasin e ta dëmtojnë personin që i ka hedhur shigjetat e tilla, i cili bëhet viktimë e së keqes që e ka nisur vetë. Kjo është pikërisht si shigjetari dhe shenjat e tij. Njëri është gjuajtja me shigjetë e mendjeve dhe shpirtrave, kurse shenjat janë gjuajtja e trupave dhe hijeve.
Rrënja e xhelozisë dhe e zilisë rrjedh nga shikimi i individit në diçka, nga simpatia që ka ai, nga urrejtja për të parë suksesin e një tjetri dhe lakminë e individit për vetveten. Kjo zakonisht ndiqet nga shpirtligësia dhe lakmia e individit që ndjek viktimën potenciale, pastaj ia ngul rrezet e veta helmuese ose porositë e nënvetëdijshme duke ia ngulur sytë viktimës me dashakeqësi. Ndonjëherë individi mund të nxitë qëllimisht frymën e vet të keqe. Në raste të tjera ai mund ta bëjë këtë pa qëllim ose edhe në mënyrë të nënvetëdijshme, sepse xhelozia mund të jetë natyra e tij e dytë. Në të vërtetë ky është lloji më i keq i njeriut (i qenies njerëzore). Disa dijetarë myslimanë shkojnë deri atje dhe thonë se kur dihet që një person ka natyrë të keqe, magjepsëse dhe është shpirtkeq, ai do të duhej izoluar nga shoqëria. Kjo do të bëhet me qëllim që të evitohet përhapja e të keqes së tij, kurse shteti do të duhej të siguronte mjetet themelore që ky njeri të jetojë deri në vdekje.





Categories

Archives