Sunday, 26/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Buka


Buka


BUKA (ARAB. HUBZ) !

Ibn Abbasi , radijAllahu anhu, ka treguar që Aishja , radijAllahu anha, ka thënë: “I Dërguari i All-llahut , salAllahu alejhi we selam, ka pasur dëshirë (të hajë) bukë të njomur në supë mishi”.(1)

Abdullah bin Omeri , radijAllahu anhu, ka shënuar që i Dërguari i All-llahut , salAllahu alejhi we selam, njëherë kishte thënë: “Do të dëshiroja të kem pak bukë të gatuar prej kokrrash gruri të zeza, të lyer me gjalpë dhe të njomur në qumësht”. njëri nga shokët shkoi pa u hetuar në shtëpinë e tij dhe ia përgatitit këtë lloj ushqimi. Kur ia nxori përpara të Dërguarit të All-llahut , salAllahu alejhi we selam, ai e pyeti: “Ku e ke mbajtur këtë gjalpë?” “Në strofkën e hardhucës”, u përgjigj shoku. Duke dëgjuar këtë, i Dërguari i All-llahut, salAllahu alejhi we selam, u ndal dhe e luti shokun që t’ia largoi këtë (nga ai).(2)

Në një hadith apokrif (jo të saktë), që thuhet se është i të Dërguarit të All-llahut , salAllahu alejhi we selam, imam Bejhekiu ka treguar që Aishja , radijAllahu anha, ka treguar se i Dërguari i All-llahut , salAllahu alejhi we selam, ka thënë: “Nderoni bukën, sepse nga nderimi që i bëhet asaj nuk do të presin…?”(3)Brumi i bukës është më i dobishëm kur është i përzier mirë dhe kur është lënë të vijë mirë. Buka e mbështjellë me deltinë (arab. tannur) piqet më mirë në furrë. Mënyra e dytë e pjekjes lidhet me cilësitë e furrave të zakonshme, të ndërtuara me tulla, ndërsa në kategorinë e tretë hyn buka e pjekur në hirin e nxehtë. Buka më e mirë gatuhet me miell të freskët. Lloji më i ushqyeshëm i bukës gatuhet me grizë, ndërsa buka më e shëndetshme gatuhet nga maja e miellit, e cila siguron vlerën ushqyese, mirëpo ajo tretet më pak sepse përmban pak krunde. Buka tjetër me radhë, sipas vlerave ushqyese, vjen buka e bardhë, ndërsa lloji i tretë është buka e gatuar me kokrra të vrazhdta të të lashtave. Më së miri është kur buka hahet në fund të ditës kur është gatuar. Buka e butë zbut lukthin dhe kalon më lehtë nëpër traktin digjestiv. Buka e fortë dhe tuli i saj janë më pak të ushqyeshëm dhe më të rëndë për tretje.Buka e grurit është pjesërisht e nxehtë në shkallë të dytë. Buka është kualifikuar në grupin e ushqimeve të cilat lëvizin në mes të lagështisë dhe thatësisë. Thatësia e saj vjen nga shkaku i zjarrit, i cili e dehidron, ndërsa lagështia paraqet ekuilibrin e freskisë së saj.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Karrota

Ngrënia e bukës së grurit shkakton trashje të shpejtë, ndërsa buka e gatuar me qumësht shkakton kapsllëk, por është më e ushqyeshme, dhe, në fund, thërrimet e bukës shkaktojnë gazra në zorrë dhe treten ngadalë. Buka e gatuar me jogurt është mbyllëse dhe kalon ngadalë nëpër zorrë. Buka e thekrës është e ftohtë dhe e thatë në shkallë të dytë dhe më pak e ushqyeshme se buka e grurit.

1. Ebu Davudi, 3783; hadithi është da’if.
2. Ebu Davudi, 3818; hadithi është metruh.
3. Hadithi nuk mund të jetë i besueshëm assesi.

Përktheu nga boshnjakishtja: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Tags:

Categories

Archives