Friday, 26/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Bujaria …!?


Bujaria …!?



bujaria
Në një ditë të nxehtë, djali i Xhafer bin Ebu Talibit (r.a). Abdullahu, ndaloi për të pushuar në një kopsht me hurma. Gjatë kohës që po pushonte, pa një skllav që po punonte në kopsht.
Kur erdhi koha e drekës, skllavit i sollën tre copa buke. Sapo filloi të hante njërën prej tyre, skllavi pa një qen që dukej shum i uritur. Copën e bukës, që kishte në dorë, ia dha qenit. Qeni e kapi dhe e hëngri menjëherë. Skllavi i hodhi copën e dytë. Qeni i uritur e hëngri edhe atë me menjëher. Skllavi i hodhi edhe copën e fundit që i kishte mbetur.
Këtë sken e pa nga larg Abdullahu. Ai u afrua dhe e pyeti: -O skllav, sa e kishe racionin e bukës për sot?
Skllavi, në fillim ngurroi t’i përgjigjej, pastaj i tha: tre copa buke.
Po pse nuk mbajte dicka për vete?!
Jo se qeni ishte shumë i uritur, prandaj nuk desha ta lija në atë gjendje.
Po ti cdo të hash tani?!
Do të agjëroj,- u përgjigj i qetë skllavi.
Pas kësaj bisede, Abdullahu i kërkoi skllavit t’i tregonte shtëpinë e pronarit të tij.
Skllavi ia tregoi dhe Abdullahu shkoi tek pronari dhe e bleu kopshtin e hurmave bashkë me skllavin. Kur u kthye tek ai, i tha se, sapo e bleva këtë kopsht. Nga ky cast, je i lirë! –Ndërsa këtë kopsht ta dhuroj ty.
Skllavi mbeti i habitur.
E vërtetë është, tha Abdullahu,ky kopsht është yti.
Ndërsa skllavi i tha je dëshmitar se unë këtë kopsht po ja fali muslimanve.
Abdullahu i tha po si po e jep kur ti nuk ke asgjë tjetër.
Skllavi i tha me vie turp nga Allahu që unë ta kem këtë kopsht kurse të varfërit të jenë të uritur.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Tregim i dobishem per jete

” Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e All-llahut është si i një kokrre që i mbinë shtatë kallinj, në secilin kalli njëqind kokrra. All-llahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, All-llahu është bujar i madh, i di qëllimet ”. (Bekare-261)

Tags:

Categories

Archives