Monday, 21/8/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Britania kundër Spanjës

Britania kundër Spanjës

Zëdhënësi i kryeministrit britanik, David Cameron ka deklaruar se Londra mund të ndërmarrë veprime ligjore ndaj Spanjës, pas kontrolleve të rrepta të kufirit që Madridi ka vendosur javët e fundit për hyrje-daljet për në territorin e Gjibraltarit, i cili kontrollohet nga britanikët.

f.0812203641748_m

Ndërkohë, Spanja ka deklaruar se nuk do të heqë dorë nga kontrollet shtesë në kufirin me Gjibraltarin.

Zëdhënësi i zyrës së kryeministrit tha se këto kontrolle që kanë krijuar radhë prej disa orësh në pikën e kalimit kufitar “ishin të motivuara politikisht dhe totalisht disproporcionale”.

Komisioni Europian ka planifikuar të dërgojë një ekip hetuesish në kufi muajin e ardhshëm, të cilët do të vëzhgojnë kontrollet pas ankesave të shumë eurodeputeteve dhe qytetarëve europianë.

Ndërkohë, Londra ka dërguar të hënën tre luftanije, mes tyre një helikopter-mbajtëse dhe një fregatë për në territor, duke thënë se ato nuk janë të lidhura me situatën e krijuar, por kane qenë të planifikuara prej kohësh.

Polemika diplomatike filloi pas krijimit te një ndërtimi nënujor artificial nga autoritetet e Gjibraltarit, që sipas autoriteteve spanjolle do te shkatërrojë peshkimin ne atë zone.
Gjibraltari ose “Shkwmbi”, siç njihet ndryshe wshtw qw prej 300 vitesh, pjesë e Britanisë në baze te marrëveshjes së Utrehtit sipas të cilit Spanja ja njihte Anglisë atë territor pas humbjes ushtarake ndaj britanikeve.

Ajo zonë, e cila banohet kryesisht nga shtetas me origjine britanike është një nga pikat më strategjike për transportin detar në hyrje te Mesdheut. /Telegrafi

 

Një shkrim tjetër i dobishëm  Gati caqet për sulm kundër Sirisë?

Categories

Archives