Saturday, 22/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

“Britania ia shiti helmet kimike Sirisë”

“Britania ia shiti helmet kimike Sirisë”

Gazeta njohur skoceze, The Sunday Mail, shkruan se Britania e Madhe deri në fillim të këtij viti i ka shitur Sirisë përbërësit kimikë të cilët, sipas ditores, janë përdorur për bombat kimike.

danger

Në artikullin e kësaj ditoreje thuhet se Qeveria britanike e ka dhënë lejen për këtë eksport. Britania po ashtu nuk e ka pezulluar shitjen e klorurit të kaliumi dhe klorurit të natriumit, deri në fillim të vitit 2013.

Gjithashtu, ditorja thekson se Ministria e Tregtisë dhe Sipërmarrjeve ia ka lëshuar licencën për eksport të kimikateve kompanisë “Vince Cable”.

Këto marrëveshje ishin në fuqi deri në janar 2013, kur Bashkimi Evropian (BE) vendosi sanksionet e rrepta kundër regjimit të Assadit.

Në fund, The Sunday Mail shkruan se disa përfaqësues të Parlamentit të Britanisë së Madhe presin që kryeministri britanik, David Cameron, të japë sqarime për këto detaje. /Telegrafi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Iftari i madh, një iniciativë për tu prezantuar britanikëve islamin

Categories

Archives