Sunday, 22/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Britani e Madhe, mbyllet shkolla myslimane


Britani e Madhe, mbyllet shkolla myslimane


britani e madhe

Një shkollë myslimane e financuar nga shteti në Derby të Britanisë së Madhe është mbyllur, duke lënë jashtë dyerve qindra nxënës mysliman. Shkolla, e cila qe akuzuar se po bën ndarjen e  vajzave dhe djemve në klasa të ndryshme,  në përputhje me praktikat islame, është mbyllur pas një inspektimi nga Zyra e Trupit rregullator për Standardet në arsim.

Shkolla “El-Medine” u mbyll në ditën e parë pas inspektimit të Organizatës, duke ngjallë dyshime për kriterin e hulumtimit, pasi ai kishte zgjatur vetëm pak orë.

Pas mbylljes, shkolla ka lëshuar një deklaratë duke thënë se kjo ishte një mbyllje afatshkurtër për shkak të çështjeve të shëndetit dhe sigurisë.

Shkolla është duke u hetuar për parregullsitë e pretenduara financiare nga Agjencia e pë financimin e arsimit.

Ende nuk dihet se kur do të rihapet shkolla. Shkollat pa pagesë në Britani të Madhe janë të financuara nga shteti, dhe veprojnë pa kontrollin e autoriteteve arsimore vendore. /mesazhi/

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Myslimanët blejnë kishë në Angli

Categories

Archives