Tuesday, 24/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Brazili kundër programeve amerikane të përgjimit


Brazili kundër programeve amerikane të përgjimit


Ministri i Jashtëm brazilian Antonio Patriota tha se Shtetet e Bashkuara duhet të ndalin praktikat që ai thotë se shkelin sovranitetin e Brazilit.

brazili kunder

Ministri Patriota u takua dje me Sekretarin Amerikan të Shtetit John Kerry në Brazilia për të biseduar mbi programin e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë për përgjimin e komunikimeve me telefon dhe internet. Brazili është një nga disa vendet e huaja ku Agjencia Kombëtare e Sigurisë përgjon komunikimet si pjesë e luftës kundër terrorizmit.
Ministri Patriota tha se spiunazhi hedh hije mbi bashkëpunimin dhe besimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit. Ai la të kuptohej se Brazili nuk është i kënaqur me sqarimet e ofruara nga Shtetet e Bashkuara.

Sekretari Kerry tha se Brazili do t’i marrë përgjigjet e kërkuara. Ai tha se programi i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë ka ndihmuar në mbrojtjen e amerikanëve dhe brazilianëve. Zoti Kerry e mbrojti programin duke thënë se ai është i ligjshëmn dhe nën mbikëqyrjen e qeverisë.

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Sulmet në Bruksel: Videoja që tregon momentin e shpërthimit në aeroport ishte e vitit 2011

Categories

Archives