Monday, 29/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Braktiset foshnja, gjendet e pajetë


Braktiset foshnja, gjendet e pajetë


Një foshnje e gjinisë femërore, e kohës së lindjes ende të papërcaktuar, është gjetur sot në mëngjes, rreth orës 08:00min, e braktisur, pa shenja jete, në hapësirën e deponimit të mbeturinave në lokacionin Gërmovë, të fshatit Koshtovë të Mitrovicës.

f.0819132207433_m

Dëshmitarët i këtij rasti kanë deklaruar se, në kohën kur disa fëmijë ishin në kërkim të gjetjes dhe mbledhjes së metaleve të vjetra, kanë identifikuar foshnjën e braktisur, ndërsa menjëherë kanë intervenuar duke njoftuar dëshmitarin e moshës madhore, i cili ka njoftuar autoritetet policore për rastin në fjalë.

Njësitë patrulluese policore kanë reaguar në vend të ngjarjes ndërsa kanë takuar foshnjën pa shenja jete.

Në vend të ngjarjes veç njësive patrulluese policore janë përgjigjur edhe hetuesit rajonal të sektorit për hetime të krimeve të rënda së bashku me teknikët e kriminalistikës dhe prokurorin e prokurorisë themelore në Mitrovicë.

Ekipi i ekspertëve të mjekësisë ligjore nga Prishtina janë ftuar në vend të ngjarjes ndërsa me autorizim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Deri në këtë moment, policia nuk ka informacione mbi personin përgjegjës e cila apo i cili e ka braktisur foshnjën ndërsa hetuesit policor janë në pritje të raportit zyrtar të ekspertëve mjekoligjor lidhur me rastin. /Telegrafi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Krasniqi: Librat dua t’iu shërbejnë njerëzve që ta kuptojnë mirë Islamin

Categories

Archives