Saturday, 25/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Braçe: Ministrat në largim po zhvasin zyrat e shtetit


Braçe: Ministrat në largim po zhvasin zyrat e shtetit


Deputeti i PS-së Erion Braçe ka akuzuar qeverinë në ikje për bastisje të zyrave të shtetit. Përmes një postimi në Facebook, Braçe shprehet se bastisja ka ndodhur nga Kuvendi, Kryeministria e deri në çdo ministri.

brace

“Bastisja ka ndodhur nga Kuvendi, Kryeministria e deri në çdo ministri. Kanë marrë gjithcka. Nga pikturat në mure, suvenire të ndryshëm vendosur në ambiente të posaçme të po këtyre zyrave, kompjuterë dhe hard disk-e të kompjuterëve që janë zevendësuar me të tjerë që nuk kanë as edhe një program të vetëm të instaluar. Madje një ministër kish lyer zyrën vende vende, dy ditë para se të largohej prej andej, me qëllim qe të mos dukeshin gjurmët e pikturave të marra nga muret!. Arsyeja që kanë dhenë është tërësisht banale: I kemi patur dhurata personale por që i kemi mbajtur në zyrat publike të shtetit” shkruan Braçe ne profilin e tij.

Më tej Braçe shprehet se kjo bastisjsje është vjedhja e fundit pasi asnjë zyrtar i shtetit nuk merr dhurata personale për zyren e shtetit.

“Secili prej tyre i merr ato për shkak të funksionit që ka. Askush nuk ka deklaruar deri më sot dhuratat e mara gjatë e për shkak të detyrës.Askund nuk egziston ndonjë regjister për dhuratat e mara nga zyrtarët e shtetit gjatë e për shkak të detyrës” shkruan Braçe. /albeu/ http://www.albeu.com/shqiperi/brace-ministrat-ne-largim-po-zhvasin-zyrat-e-shtetit/125596/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Të prekurit nga kanceri i qafës së mitrës po shtohet me ritme të shpejta

Categories

Archives