Wednesday, 18/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Boza,receta dhe vlera


Boza,receta dhe vlera


Boza 

Boza është pije e ëmbël që prodhohet nga mielli i misrit. Është e përhapur në shumë nga vendet e Ballkanit dhe njihet si një pije me vlera ushqyese. Boza shqiptare është më e verdhë dhe më e ëmbël se llojet e tjera të bozave që prodhohen në Ballkan e vende të tjera.

Receta

Boza ka vetëm katër përbërës: miell misri e gruri, sheqer dhe ujë. 300grmiell misri i perzien me 300gr miell gruri. Ne 2l uje te valuar e perzien miellin ngadale duke e hedhur ne uje. E le te vloje 5 ore duke e perzier. E le te ftohet dhe pastaj i hedh pak maja birre (fare buke) dhe e le te rrije dhe 5 ore te tjera. Pastaj i shton dhe 2,5l uje te ftohte, e perzien mire dhe e kullon ne site te imet. E le te rrije dhe 12 ore, pastaj nga lengu qe ngelet pas 12 oresh ne çdo 1l leng shton 100gr sheqer. Në Shqipëri, boza është prodhuar kryesisht në zonën veriore të vendit, në veçanti në zonën e Kukësit. Boza ka katër përbërës kryesorë: miell misrigrurisheqer dhe ujë. Boza shqiptare dallon nga bozat e prodhuara në vendet tjera ngaqë përbërësi kryesor i saj është misri, kurse në Turqi, Bullgari, e Maqedoni mund të jetë gruri, elbi, meli dhe qiqrat.

Pas prodhimit, boza duhet të ruhet në një temperaturë prej 2-3 grade Celsius, temperaturë në të cilën boza mund të ruhet për rreth një muaj. Boza nuk duhet të lihet të ngrihet pasi ngrirja sjell ndarjen e ujin nga lënda e thatë.

Vlera

Boza ka disa dobi për shëndetin siç janë: normalizimi i tensionit të gjakut, rritja e prodhimit te qumështit tek gratë që sapo kanë lindur dhe kanë fëmijë në gji, dhe ndihmon në tretjen e ushqimit në stomak. Boza është një ushqim i vlefshëm për njerëzit që merren me aktivitete fizike pasi përmban vitamina ACE, dhe katër lloje B. Me hyrjen e Bullgarisë në Bashkimin Evropian, boza filloi të njihej dhe të përhapej dhe në BE duke u nisur nga mitet bullgare se boza zmadhon gjinjtë e femrave, një fakt që nuk është i provuar duke u nisur dhe nga përvoja e Pacara-it, i cili shton se boza njihet për shtimin e qumështit të gjirit tek gratë që kanë fëmijë në gji por nuk ka ndonjë efekt tjetër tek gratë.

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Ja cilat jane ushqimet qe kane me shume hekur

Categories

Archives