Friday, 20/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Bota jomateriale e exhinëve realisht ekziston


Bota jomateriale e exhinëve realisht ekziston


bota jomateriale
Në doktrinën islame ekziston besimi në “gajb”,botën transcedentale.Kur’ani thotë:

?????? ?????????? ??? ?????? ????? ????? ??????????????
1. ?????????? ??????????? ??????????? ???????????? ?????????? ???????? ????????????? ???????????

”Ky është libri që nuk ka ndryshim në të ( sepse është prej Allahut) është udhëzues për ata që janë të devëtshëm.Të cilët e besojnë të fshehtën…..”(Bekare:2,3)

Bota e fshhtë që nuk përfshihet me shqisa është transcedentale dhe e panjohur për njerëzit përveç se me lajmërimet e të Gjithëdijshmit ose tregimet e Pejgamberit(salallahu alejhi ve selem).Gjërat që nuk janë të vërteta doktrinare të shpalljes ose lajmërim i Pejgamberit,kurse i përket kësaj bote jo të dukshme dhe manifetimit të tij sipas kallëzimeve tradicionale i takojnë bestytnive.
Në këtë botë transcedentale, paralelisht me njërezit (por këta nuk janë botë paralele) jeton edhe bota e xhinëve nga lloji i të cilëve janë edhe shejtanët (djajtë).Këtë e vërteton Kur’ani dhe Sunneti.
Në Kur’an ekziston kaptina që mban emrin “Xhinë”.Në ajetin e parë të kësaj sureje thuhet:
???? ??????? ??????? ??????? ????????? ?????? ????? ???????? ????????? ?????? ????????? ???????? ???????

“Thuaj:’Mua më shpallet se një grup i vogël nga xhinët i vuri veshin dhe degjoi (Kur’anin) dhe (kur u kthyen te të vetët) thanë: Ne kemi dëgjuar një Kur’an që mahnit …”(xhin:1)

Në Kur’an xhinët përmenden në shumë vende:
?????? ????????? ???????? ??????? ????? ???????? ????????????? ??????????

“(Përkujto) Kur disa prej exhinëve i drejtuam te ti që të degjojnë Kur’anin.”(Ahkaf:29)
Muslimi transmeton nga Ibn Mes ‘udi (radiallahu anhu): “Ishim një natë me të Dërguarin e Allahut (salallahu alejhi ve selem), i cili atë natë u humb. E kërkuam nëper gryka të maleve dhe fushave,por kot (nuk e gjetëm).
Thamë: Është rrëmbyer ose dikush e ka mbytur !
E kaluam atë natë në një gjendje shumë të rëndë dhe pasigurtë.
Kur agoi mëngjesi, ja po vjen ai prej drejtimit të shpellës Hira. Tham: O i Dërguar i Allahut, të humbëm dhe të kërkuam, por nuk të gjetëm.Bujtëm dhe kaluam natën më të rëndë të cilën njerëzit mund përjetojnë.
Ai tha:’Më erdhi lajmetari i xhinëve me të cilin shkova dhe u këndova Kur’an.’Mandej erdhi me ne dhe na e tregoi zjarrin dhe gjurmet e prezencës së tyre.

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Shkaqet e sëmundjeve

Categories

Archives