Sunday, 26/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Borziloku


Borziloku


borziloku

Borziloku

Emri i borzilokut vjen nga latinishtja mesjetare, basileus dmth Mbret. Disa interpretime mendojnë se është quajtur kështu sepse nga kjo bimë nxirrej parfum për mbretin.

Eshtë një bimë njëvjecare normalisht e mbjellë si bimë aromatike. Gjatësia e kesaj bime shkon deri ne 60 cm, me gjethe ovale mishtore me gjatësi 2-5 cm. Ngjyra e gjetheve të borzilokut varion nga e verdhë e zbehtë deri në jeshile intense dhe në disa varietete lejla. Lulet i ka të vogla, të bardha në lejla, me kurore me 5 petale të çrregullta të vogla. Farat janë të vogla gri në të zezë.

Me origjinë nga India është e përdorur gjerësisht në kuzhinen italiane, dhe në kuzhinat Aziatike e të Tajlandes, Vietnamit, Kamboxhias dhe Laos për shkak të aromës karakteristike të gjetheve të tij që varion nga lloji, nga e ëmbël në të fortë.

Borziloku duhet përdorur i freskët dhe i hidhet pjatave në minutën e fundit. Zierja e ul menjëherë shijen derisa e neutralizon krejtësisht. Në frigorifer mund të ruhet max dy ditë mbështjellë me letër kuzhine, ndërsa i ngrirë duron për disa muaj.

Eshtë një nga bimët aromatike që nuk para shkon me aromatikët e tjera si rozmarina, timo, majdanozi, etj.

Borziloku së bashku me djathin, stikat, hudhrën dhe vajin e ullirit bëjne salcën e famshme Pesto Xhenoveze, tipike të zonës së Ligurias.

Borziloku përdoret për sallatat me domate, kungulleshka, hudhër e fruta deti. Për omletat me veze, mish pule, mish lepuri, pate etj. Shumë e njohur është përdorimi në salcat e domateve.

Vaji esencial i nxjerrë nga kjo bimë përdoret në përgatitjen e parfumeve dhe pijeve.

Si bimë mjekësore gjethet dhe lulet përdoren për të përgatitur çaj qetësues, antispaztik, antimikrobik dhe antifjamator. Vaji i borzilokut rekomandohet të përdoret për masazhimin e pjesëve të trupit të prekura nga reumatizma.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Çaji i hithrave

Borziloku rritet më mirë në zona me diell dhe temperatura midis 20 dhe 25 gradë, si klima mesdhetare. Në temperatura më të larta kërkon frekuencë më të shpeshtë ujitjeje dhe nuk reziston në temp më të ulëta se 10 gradë. Rritet mirë në kopështe dhe në vazo.

Categories

Archives