Tuesday, 28/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Boronica e mirë për mëlcinë


Boronica e mirë për mëlcinë


Boronica

Boronicat mund të ndihmojnë në shërimin e sëmundjeve të mëlçisë, bëjnë të ditur shkencëtarët kinez.

Barnat e zakonshme të cilat janë të dobishme për shërimin e sëmundjeve të mëlçisë, pashmangshëm kanë edhe efekte anësore në organizëm. Për këtë arsye hulumtuesit gjithnjë e më shumë kërkojnë substanca natyrale që kanë efekte hepato-protektive.

Shkencëtarët kinez së fundi kanë publikuar një studim të ri, të bërë në kafshë, që ka treguar efektin e dobishëm të boronicës në fibrozën e mëlçisë. Rezultatet e studimet kanë treguar se këto fruta mund të ulin nivelin e dëmtimit të mëlçisë si dhe nivelin e acidit hialuronik dhe enzimës alanin aminotransferazë në gjak, të cilët llogariten si tregues të sëmundjes së mëlçisë.

Për më tepër, boronicat mund të rritin nivelin e një enzime të dobishme, superoksid dismutazë, dhe të ulin përqendrimin e malon-aldehidit në mëlçinë e homogjenizuar.

Përveç këtij studimi që tregon efektin e dobishëm të boronicës në mëlçi, disa studime të mëhershme kanë treguar efektin pozitiv të saj edhe në qelizat e retinës së syrit, trurit dhe qelizat e tumorit./PK/.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Vitaminat dhe mineralet që përmban shalqiri

Categories

Archives