Sunday, 21/1/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Bonbone prej xhenxhefilit kundër gripit,ftohjes dhe dhimbjeve të fytit

Bonbone prej xhenxhefilit kundër gripit,ftohjes dhe dhimbjeve të fytit

Xhenxhefili është një mjet shumë efikas i cili forcon sistemin imunitar, stimulon qarkullimin e gjakut, liron dhimbjet dhe hollon gjakun e ngjizur.

Pasi tash janë afruar ditët e ftohta dhe ftohjet nuk janë të rralla na nevojiten shpesh gjëra kundër gripit, ftohjes dhe dhimbjeve të fytit. Bonbonet janë një alternativë e mirë në këso raste porse të tillat janë me shumë gjëra të përziera dhe natyrisht se kushtojnë.
Këtu kemi një recetë për të përgatitur vetë në kushte shtëpiake bonbone të këndshme, shumë të shëndetshme, me përbërje natyrale dhe natyrisht me një kosto më të vogël nga ato që shiten nëpër shitore dhe tregje.

Ju nevojitet:
Një copë e freskët xhenxhefili (përafërsisht 3 – 4 cm e gjatë, nëse i dëshironi bonbonet pak më tepër djegës atëherë merrni më shumë se kjo)

100 g sheqer
1 rende pak më të imët
1 thikë të mprehtë
1 tenxhere të vogël
1 lugë për zierje
1 tepsi
Letër pjekje

Përgatitja:

1. Së pari qërojmë xhenxhefilin dhe e grimcojmë në rende, na nevojitet së paku dy lugë të kafes të mbushura plotë. Për ata të cilët dëshirojnë bonbonet më djegës edhe me shumë se dy lugë.
2. Vini sheqerin në tenxheren e vogël dhe lëreni të shkrihet në temperaturë më të ulët të shkrihet ngadalë duke e përzier vazhdimisht.
3. Sapo të fillon të errësohet sheqeri dhe të merr ngjyrën e kaftë i shtoni xhenxhefilin. Kujdes të mos afroheni shumë afër tenxheres pasi masa mund të spërkasë lartë dhe të lëndoheni në fytyrë.
4. Largoni tenxheren nga pllaka e nxehtë. Merrni tepsinë e përgatitur me letër për pjekje dhe me anë të një luge të pikoni masën e krijuar nga xhenxhefili dhe sheqeri në madhësinë e bonboneve mbi letër. Prapë kujdes pasi masa është shumë, shumë e nxehtë ekziston mundësia të digjeni nëse vini në kontakt me te në lëkurë..
5. Pasi të ftohen pak këto lloj pikash merrni në dorë nga letra dhe formojini me dorë në forma topthash apo forma tjera, por me shumë kujdes pasi ende janë shumë të nxehta.
6. Në fund i lini kështu të thehen deri në fund.

Aplikimi dhe qëndrueshmëria:

Përtypni deri në 3 bonbone në ditë.
Bonbonet mundeni ti ruani në një kuti të mbyllur dhe përbrenda të mbuluar me letër pjekje deri në 4 muaj.
Si alternativë tjetër mundeni bonboneve tu shtoni edhe sherbelë, kokrra karafili etj.

Categories

Archives