Tuesday, 14/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Boletus edulis Pankushe



Boletus edulis Pankushe

Përshkrimi: Kërpudhë ushqyese e kualitetit
të lartë dhe shumë e rëndësishme. Kapela e
gjerë 7- 30 cm ngjyrë e kafenjtë ose kafenjtë
të errët. Dorëza e kërpudhës (trungu) është
i gjatë 8-25 cm, ngjyrë të bardhë ose gati e
kafenjtë të çelët.
Përhapja në Kosovë: Mjaft e shpeshtë
në pyllin e dushkut, gështenjës dhe ahut.
Zakonisht më e shpeshtë është në pyjet
e dushkut, sidomos në pyje ku depërton
ngapak drita.
Pjesët e përdorshme: Përdoret dorëza dhe
kapela.
Vjelja: Vjelen si të freskëta në shporta ose
në krojshe me thupra gjatë pranverës, verës
dhe vjeshtës (V-X). Kërpudhat e thara duhet të
paketohen në kuti nga kartoni, në thasë nga
letra ose në arka të drunjta.
Pas tharjes duhet të bëhet klasifikimi në klasë
të parë apo të dytë. Konservimi bëhet pasi të
zihen për 15-20 minuta në ujë valë ku pastaj ju
shtohet kripë kuzhine dhe thartirë limoni.
Tharja: Duhet të bëhet në furra ose në diell
dhe të prehen në rriska të holla ku bëhet tharja.
Përdorimi: Përdoret si ushqim dietik ose si
mëlmesë në ushqime të ndryshme.









Categories

Archives