Tuesday, 24/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Bletët dhe arkitektura e mahnitshme e hojeve


Bletët dhe arkitektura e mahnitshme e hojeve


bleta

Bletët prodhojnë më shumë mjaltë sesa kanë nevojë dhe e ruajnë atë në hoje. Struktura gjashtëkëndore e hojeve njihet nga të gjithë. A keni menduar ndonjëherë pse bletët ndërtojnë hoje gjashtëkëndore dhe jo pesëkëndore?
Matematicienët, duke kërkuar përgjigjen e kësaj pyetjeje, arritën në një konkluzion interesant: “Forma gjashtëkëndore është forma më epërshtatshme gjeometrike për shfrytëzimin maksimal të hapësirës së dhënë.” Një formë gjashtëkëndore kërkon një sasi minimale dylli për ndërtim dhe mban sasinë maksimale të mjaltit. Pra bletët përdorin formën më të përshtatshme.
Metoda e përdorur në ndërtimin e hojeve është shumë interesante. Bletët e fillojnë ndërtimin e hojeve në dy-tre vende të ndryshme dhe endin hojet njëkohësisht në dy-tre rreshta. Megjithëse fillojnë nga vende të ndryshme, bletët me numër mjaft të madh, ndërtojnë gjashtëkëndësha identikë dhe pastaj endin hojet duke i kombinuar ato bashkë dhe duke u takuar në qendër. Pika e lidhjes së gjashtëkëndëshave rregullohet aq mirë, saqë nuk ka asnjë shenjë që të dallohet se pjesët e hojit janë kombinuar.

Përballë këtij krijimi të përkryer, ne, sigurisht, duhet të pranojmë ekzistencën e Zotit, i Cili i ka krijuar dhe mësuar këto krijesa. Evolucionistët duan të rrëshqasin dhe ta shpjegojnë këtë me konceptin e instiktit dhe përpiqen ta paraqesin atë thjesht si një karakteristikë të bletëve. Megjithatë, n.q.s. ka një instikt të tillë në punë, i cili vepron mbi bletët dhe siguron harmonizimin e punës së tyre, atëherë kjo do të thotë që ekziston një Urtësi, e cila sundon mbi të gjitha këto krijesa të vogla.

Për ta thënë më shkoqur, Allahu, Krijuesi i këtyre krijesave të vogla i mëson ato të bëjnë një gjë të tillë. Ky fakt është treguar në Kuran 14 shekuj më parë:

Një shkrim tjetër i dobishëm  Aspekti Kur’anor dhe shkencor i fenomenit mjekësor i cili mahniti shkencëtarët

“Zoti yt i dha instikt bletës: “Ndërto shtëpi nëpër kodra, nëpër drunj dhe në ato (koshere) që njerëzit ndërtojnë. Pastaj ha nga të gjitha frutat dhe futu nëpër rrugët që Zoti i ka lehtësuar për ty.” Nga barku i tyre del një lëng me ngjyra të ndryshme, në të cilin ka shërim (ilaç) për njerëzit. Me të vërtetë, në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.” (Nahl: 68 – 69)

image_pdf
Tags:

Categories

Archives