Thursday, 19/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Bletaria urbane


Bletaria urbane


bletaria

Rritja e bletëve është një mundësi sigurimi të ardhurash jo vetëm në fshat por dhe në qytet.

Kosheret e bletëve mund të vendosen në çatitë e shtëpive, pallateve; në oborret e shtëpive private, madje dhe në ballkon. Bletët e sigurojnë nektarin dhe polenin nga bimët e qytetit: pemët në trotuare, parqe; nga bimët zbukuruese në lulishte etj. Kujdesi ndaj bletës kërkon pak kohë gjatë vitit ndërkohë që një koshere moderne bletësh siguron mesatarisht 20 kg mjalt në vit.

Bletaria urbane është duke u përhapur në shumë shtete të botës. Shembujt janë të shumtë: Shtëpia e Bardhë, Bashkia e Çikagos, pallati i vjetër i Operas në Paris janë disa nga ndërtesat e dëgjuara ku ka koshere bletësh.

Në disa qytete si Londër, Toronto, Teksas etj. janë krijuar shoqata bletarësh urbanë të cilat promovojnë interesat e anëtarëve të tyre.

Bletët e rritura në qytete kanë disa avantazhe ndaj bletëve rurale: ato ushqehen me nektarin dhe polenin e një shumëllojshmërie lulesh dhe janë më pak të ekspozuara ndaj pesticideve. Prandaj jo rrallë ndodh që prodhimtaria e një koshereje në qytet të jetë edhe më e lartë se e një koshereje në fshat. Gjithashtu sëmundja e sindromit të kolapsit të kolonisë e përhapur së fundmi në bletë dhe që ka shkaktuar rënie drastike të numrit të bletëve në zonat rurale në Europë e më tej duket se prek më pak kolonitë e bletëve në qytete.

Veçoritë e bletarisë urbanë ndaj asaj rurale:

Bletët zakonisht fluturojnë në vijë të drejtë drejt zgjoit, prandaj në zona të populluara përpara zgjoit duhet të ketë një gardh a mur rreth 2 m, që njerëzit mos të gjinden në rrugën e fluturimit të bletëve.
Nëse kosheret do të mbahen në tarracë nuk ka interes të mbahen më lart se në katin e 6-të.
Që roitë natyrale që mund të shkëputen nga kolonia të mos bezdisin fqinjët, pranë kosheres mirë është të mbahen si karem koshere të vjetra bosh.
Bleta e gjen ushqimin në një rreze ~2 km rreth kosheres, prandaj duhet patur parasysh shkalla e gjelbërimit të qytetit në këtë rreze kur vendoset të mbahen koshere bletësh. Qytetet kanë shumëllojshmëi bimësh, kapaciteti i të cilave për nektar dhe pjalm ndryshon. Nga bimët mjaltëse dhe pjalmdhënëse që gjenden dhe në qytete përmendim: akacia (një familje blete mund të mbledhë deri në 8 kg mjalt nga një dru i rritur akacieje), gështenja (një ha me gështenja jep deri në 30-120 kg mjalt, gjithashtu ka shumë pjalm dhe i forcon bletët); tërfili (një ha me tërfil jep ~50 kg mjalt); jonxha (një ha i vaditur=220-270 kg mjalt; 1 ha i pavaditur=25-30 kg); mimoza (pjalmdhënëse), shelgu (mjaltdhënëse dhe pjalmëse); plepi (pjalmdhënëse), pisha (pjalmdhënëse); ligustra (pjalmdhënëse, pak nektar) etj.
Ka bimë mjaltëse të cilat mund të mbillen posaçërisht për bletët, këtu përmendim faceliën (Phacelia tanacetifolia benth). Nga një hektar i mbjellë me facelia mund të merret 500-1000 kg mjalt dhe 300-400 kg farë.

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Futja e këmbëve me ujë të ngrohtë para gjumit

Categories

Archives