Tuesday, 12/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

BL Tërrnoc: Të zbardhet rasti i policit dhe të mos politizohet rasti aksidental

BL Tërrnoc: Të zbardhet rasti i policit dhe të mos politizohet rasti aksidental

Të shtunën e kaluar në mbledhjen e mbajtur nga antarët e kryesisë së Bashkësisë Lokale të Fshatit Tërnoc, është nxjerr një konkluzion nga cili del se kjo bashkësi lokale shpreh keqardhjen rreth aksidentit të ndodhur më parë që si pasoj gjeti vdekjen, polici Goran Gjorgjeviq.

ternoci

Kjo bashkësi lokale gjithashtu kërkon që rasti të zbardhet sa më shpejt dhe porosit subjektet politike që mos të përfitojnë politikisht nga kjo situatë e krijuar që ka ngjallur dhe frik tek qytetarët e këtij vendbanimi.

Nga mbledhja urgjente e mbajtur të shtunën e kaluar të Bashkësisë lokale të fshatit Tërnoc, të kryesuar nga kryetari  i saj Agim Haliti, antarët e kësaj bashkësia kanë nxjerr një konkluzion mbi rastin e ndodhur një javë më parë ku si pasoj e aksidentit ka gjetur vdekjen polici Goran Gjorgjevq nga Kërshevica.

Në konkluzionin e formuluar, thuhet se, “Kjo bashkësi lokale me keqardhje ka pranuar rastin aksidental që si rezultat ka gjet vdekjen polici Goran Gjorgjeviq edhe një herë shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit. Me tej në kumtesë thuhet se kjo bashkësi kërkon që organet e rendit dhe të gjygjësisë ta zbulojnë rastin sa më shpejtë si dhe hetimet te zhvillohen shumë drejtë, racional duke mos përfshirë në procedurë numër të konsiderueshëm, sepse veprën e ka kryer individi e jo i tërë komuniteti.

-Që zyrtarët e lartë të jenë sa më të matur në deklaratat tyre duke mos e politizuar rastin aksidental tragjik në fjalë sepse në këtë mënyrë nuk i kontribuojnë qetësisë dhe stabilitetit  në këto troje, që sipas konkluzionit nuk  është nevoja të shprehin mllefin dhe urrejtjen kolektive ndaj popullatës shqiptare në emër të individit që e ka kryer këtë akt a ndoshta vallë duhet të fajsohen tërnocasit edhe për aksidentet që ndodhin edhe Nish.

Tërnoci gjykon ashpër shkrimet e medieve serbe që vjellin vrer dhe tentojnë që të sanatizojnë shqiptarët duke paragjykuar rastin dhe duke reflektuar avazin e vjetër për shqiptarët që kujtojnë vitet e nëntëdhjeta të kohës së regjimit të Milosheviqit.
Në konkluzion gjithashtu kërkohet nga qeveria serbe që të demantoj shkrimet në gazetat serbe që janë tendencioze dhe me prapavijë të gjenerimit të krizave në këto troje dhe mos të lejojnë që mediat të gjenden në rolin e organeve të rendit , prokurorisë dhe gjygjësise, sepse më së paku, citojmë konkluzionin “kemi nevojë për destabilizim të situatës duke pasur parasysh se rrethana të destabilizimit dhe konflikteve nuk na sjellin askujt dobi dhe mjaftë më me fyerje dhe shtrembërime për Tërrnocasit në emër të individëve”.

Kjo bashkësi porosit të gjitha subjektet politike që mos të i japin dimensione politike rastit aksidental dhe tendencat për të përfituar politikisht në këto momente tragjike sepse pushteti lokal nuk  ka mundësi të merë rolin e organeve të rendit dhe gjygjësisë  në mungesë të kompetencave edhe pse shumë herë kemi pasur në këtë drejtim kritika në funksionimin e organeve të rendit se edhe këto subjekte politike sidomos ata që gjenden në opozitë e dinë shumë mirë sa ka qenë dhe është bashkëpunimi në këtë aspekt dhe më së paku ka mundësi të ketë ndikim qoftë Bashkësia Lokale apo pushteti lokal në këto organe për shkak se  drejtpërsëdrejti varen nga pushteti qendror dhe të kujtojnë se ngjarjet e13  viteve më pas që jenë ende të freskëta”.

Që në këto moment edhe faktori ndërkombëtar të kyçet për të si ndërmjetësues dhe indikator i stabilizimit të rrethanave në Luginën e Preshevës e në veçanti për rastin konkret në hyrje të fshatit Tërnoc për të u dëshmuar me tendencat rreth plasimit të pavërtetave nga mediet serbe dhe këto mesazhe të i përcillet edhe në instancat më të larta të faktorit ndërkombëtar për të i dhënë fund një herë e përgjithmonë fund këtyre tendencave të errëta të shtypit serbë, përfundon konkluzioni i dal nga mbledhja e së shtunën në fshatin Tërnoc, thuhet në njoftim të Bashkësisë lokale në Tërrnoc.

Categories

Archives