Sunday, 23/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Biseda ndërmjet vëllezërve!!!

Biseda ndërmjet vëllezërve!!!

vellazeria

• Grumbullimi me vëllazërinë është dy llojesh:



I pari: për t’i bërë shoqëri njëri-tjetrit dhe për të kaluar kohën. Një gjë e
tillë, më tepër dëmton sesa ka dobi. Gjëja më e pakët që mund të thuhet për të
tilla grumbullime, është se trazon qetësinë e zemrës dhe humbet kohën.

E dyta: për të bashkëpunuar në të mira dhe për t’u këshilluar për çka është
e dobishme dhe e drejtë, padyshim që kjo është nga gjërat më të dobishme
dhe më fitimprurëse, por në të shfaqen tre defekte:
E para: zbukurimi para njëri-tjetrit.
E dyta: teprimi dhe thellimi në biseda të panevojshme.
E treta: kthimi i këtyre takimeve në traditë dhe kënaqësi, duke harruar
qëllimin e mbledhjes.
Grumbullimet dhe takimet në fund të fundit, nuk janë gjë tjetër, veçse
çiftëzime dhe mbarsime, ose të një fryme të keqe, ose të një qetësie dhe rehatie
shpirtërore. Ky është edhe përftimi i kësaj mbarsjeje, nëse është nga diçka e
mirë, i mirë do të jetë edhe fryti. Shpirtrave të mirë, mbarsja iu vjen nga
engjëlli, ndërsa shpirtrave të këqij, nga shejtani. Allahu me urtësinë e Tij, i ka
caktuar të mirët për të mirat dhe të mirat për të mirët, po kështu edhe e
kundërta.

Iben Kajim el Xheuzije

Burimi: Libri ‘El-Feuaid’.

Një shkrim tjetër i dobishëm  RESPEKTI I NËNËS ME SËMUNDJE MENTALE
Tags:

Categories

Archives