Friday, 17/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Biopsia



Biopsia
10410965_1674306756132223_2301494167775792458_n.png
Biopsia
Biopsia eshte procedure mjekesore, ku nje moster e indit trupor ekzaminohet nen mikroskop. Mostra merret ne cdo pjese te trupit, organe, lekure a struktura te tjera, termi biopsi perdoret per te treguar (a) aktin e marrjen se indit dhe (b) vete pjesen e marre. Pse behet biopsia? Kur ne trup ka crregullime ose abnormalitete te tipit: i. funksional, si ne melci ose veshka. ii. struktural, si ne enjtje te nje organi
Ekzaminimi. Merret nje pjese e vogel per te identifikuar ndryshimet, nese ka te tilla atehere mjeku ndihmohet nga gjetjet ne diagnozen qe do vere me pas. Nese diagnoza eshte bere, biopsia perdoret per te vleresuar seriozitetin (p.sh. perhapja e inflamacionit) dhe shkallen (p.sh agresivitetin e kancerit) Informacioni i marre duhet per te vendosur trajtimin optimal dhe si pergjigjet individi ndaj kures qe jep mjeku per te. Po ashtu, perdoret per prognozen e (a) semundjes (b) kurimit. Biopsia nevojitet ne rastet me kancer, me inflamacion (hepatit, nefrit) infeksion (limfoodet-tuberkulozi) e ne gjendje te ndryshme te lekures. Megjithe ekzaminimet klinike dhe analizat e tjera, jo gjithmone mund te dime nese rritja ose gjendra ne lekure e trup eshte kanceroze (malinje) apo jo-kanceroze (beninje) prandaj perdoret biopsia.
teknika te biopsise
Tipet e biopsise. Ka menyra te ndryshme per te zbuluar shume probleme te shendetit, per kete dhe biopsia ka teknikat e duhura:
• Biopsi me shpim – nje instrument shpon nje vrime te vogel ne lekure per te marre nje moster dhe hetuar gjendje te lekures
• Biopsi me gjilpere – nje gjilpere e holle, qe ndiqet me ultrasound CT scan, MRI scan ose rreze-X, perdoret per te marre pjese indi nga organi apo struktura nen lekure.
• Biopsia endoskopike – futet nje endoskop, njesoj si gastroskopia ne stomak, dhe merret nje pjese per ekzaminim.
• Biopsia me heqje – kur duhet nje seksion me i madh se zakonisht, hiqet nga kirurgu.
• Biopsia perioperative – kjo behet me lejen e pacientit gjate kirurgjise, ne disa raste rezultati i biopsise jepet menjehere per te drejtuar operacioni ose trajtimin e mevonshem.
Se si do merret biopsia, eshte ne varesi te vendin nga ku duhet mostra perkatese. Me pas ekzaminohet me mikroskop dhe ndihmon diganozen.
A dhemb biopsia? Shumica e tyre behen me anestezi lokale, ju nuk do shtroheni ne spital. Por, ka dhe biopsi qe duhet bere me anestezi te pergjithshme. Zakonisht procedurat e biopsive nuk kane dhimbje ose ne disa raste mund te jete dhimbje e bute qe qetesohet shpejt me qetesuesit e rekomanduar nga mjeku. Ne disa biopsi mund te duhen qepje, garza ose leukoplast para qe te lini spitalin. Sa shpejt do e merrni rezultatin, varet nga spitali e dyshimi per semundjen qe keni por zakonisht e merrni pas disa ditesh. Sigurisht qe rastet urgjente kane prioritet.
Burimi : Doctor Besi Medical Information




Categories

Archives