Sunday, 19/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Bimët dhe mëlmesat për mbrojtje nga sëmundjet

Bimët dhe mëlmesat për mbrojtje nga sëmundjet

Herën tjetër kur të sëmureni, kapërceni shkuarjen te mjeku. Zgjidhja për problemet tuaja, besoni apo jo, gjendet në dollapët e kuzhinës.

Gjyshërit tanë shpesh janë drejtuar nga bimët dhe mëlmesat për t’u mbrojtur nga sëmundjet, transmeton Koha.net. Nëse keni probleme shëndetësore apo tashmë përdorni ilaçe apo trajtime tjera, këshillohuni me mjekun para se të përdorni cilat do ilaçe apo shtesa në ushqim.

Kollitja
Trumza përmban dy përbërës (timolin dhe karvakrolin) që ndihmojnë tek kollitja, prandaj është e mirë nëse vuani nga kollitja, mbyllja e hundëve, pezmatimi i fytit dhe bronkiti. Bima ka veçori të forta antimikrobiale. Kur të bëni çaj, vëni një 1 lugë trumzës të thatë në 1 gotë ujë. Lëreni të qëndrojë 10 minuta dhe pini deri 3 filxhanë në ditë.

Problemet me sinuse
Provoni me ketë ilaç herën tjetër kur keni sinuse të mbyllur dhe me dhimbje. Përzieni 1 filxhan lëng domatesh, 1 lugë të vogël hudhër të freskët, ¼ e lugës së çajit me spec cayenne në pluhur dhe 1 lugë lëng të limonit. Përzierjen e nxehtë ta pini ngadalë.

Tretja
Shumë bimë kanë veçori qetësuese, çka do të thotë që mund t’u lirojnë nga gazrat dhe fryrja. Për lehtësim nga gazrat, provoni të përtypni ½ kopër, qimnon apo fara kopri. Tentoni që pas çdo shujte të pini çaj mente.

Të përzierat
Mbajeni xhenxhefilin afër, sepse me siguri dhe në mënyrë efikase redukton të përzierat, ndërsa ndihmon edhe në parandalimin e të përzierave kur jeni në rrugë. Çajin mund ta përgatisni me 2 lugë çaji me xhenxhefil të freskët e të grirë në një filxhan uji të vluar.

Preventiva ndaj kancerit
Shumë bimë janë të pasura me antioksidantë të pasur preventiv që duhet të konsumohen çdo ditë. Kanella, karafili dhe rigoni janë në veçanti të rëndësishëm, transmeton Koha.net. Çaji i gjelbër përmban polifenolin e galatit epigalokatehin (EGCG), i cili mund të parandalojë llojet e ndryshme të kancerit, veçanërisht kancerin e mushkërive, të gjirit, stomakut dhe lëkurës. Kurkumina është përbërës aktiv në kurkum dhe mund të parandalojë ose vras disa lloje të qelizave kancerit.

Dhimbja në nyje dhe artriti
Përbërësi aktiv i kurkumës, kurkurmina është i mirë për lehtësimin e artritit dhe ka veçori antiinflamatore. Përdoreni në ushqime si shtesë e supave, salcave, patateve dhe perimeve.

Mavijosjet
Shpejtoni procesin e shërimit me këtë ilaç natyror. Ndani limonin në gjysmë dhe shtrydheni nëpër mavijosje çdo disa orë. Shmangni prerjet apo lëkurën e dëmtuar.

Infeksionet e traktit urinar
Lëngu i thanës mund të parandalojë që bakteret të mbesin në muret e fshikëzës. Pini të paktën tre filxhanë lëng të ëmbëltuar apo hani thana të thata çdo ditë.

Kolesteroli i lartë dhe shëndeti i zemrës
Hudhra redukton kolesterolin, rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe sulmin në zemër. Hani përafërsisht rreth një thelb hudhre në ditë, të pagatuar apo të gatuar pak. Farat e fenugreek përmbajnë materie që i ndihmojnë trupit për të tajitur kolesterolin. Bima po ashtu ulë trigliceridet dhe LDL, kolesterolin e keq.

Categories

Archives