By March 11, 2013 4 Comments Lexo më shumë →

Bime shpetimtare – Sherebela

sherebela mjeksiaislame

Mjekët popullorë e lavdërojnë sherebelën duke e konsideruar si një nga bimët më shëruese në botë duke e kategorizuar si një ndër ilaçet më të mira.
Sherebela, ose latinisht Salvia officinalis (nga fjala salvare, që do të thotë të shpëtosh apo të shërosh) që nga lashtësia përdoret për shërimin e gati çdo sëmundjeje. Shkenca moderne ka dëshmuar që sherebela ka veprim antibakterial dhe antikërpudhor, freskon dhe forcon, ndihmon kundër dhimbjeve dhe temperaturave të larta, mund të reduktojë nivelin e glukozës në gjak, gjë që e bën të dobishme tek diabeti.

Në kohët e fundit është dëshmuar që sherebela përmirëson kujtesën dhe ndikon kundër sëmundjes së Alzheimerit.

Praktika ka treguar që në mënyrë të shkëlqyeshme pastron gjakun dhe po ashtu ndihmon mirë tek nxjerrja e sekrecionit nga organizmi. Në mënyrë pozitive ndikon në qarkullim, kundër gjakderdhjes dhe inflamacioneve.

Për shkak të veprimit të vet antiseptik, përdoret në shërimin e aftit, erës së pakëndshme, problemeve me fyt dhe bajame, kariesit dhe qelbëzimit të mishit të dhëmbëve. Nëse keni probleme të tilla, pini çaj nga sherebela.

Sherebela ndikon kundër të vjellave dhe diarresë së shpeshtuar, ndërsa më mirë se çdo bimë tjetër ndihmon punën e zorrëve dhe stomakut.

Në mënyrë të favorshme ndikon në problemet femërore. Përmirëson tonusin e mitrës, ka efekt antikërpudhor, ndihmon tek rregullimi i menstruacioneve, vendos ekuilibrin hormonal dhe parandalon problemet e menopauzës.

Sherbela ndihmon edhe në punën e veshkave dhe parandalon formimin e edemave në to.
Ja pse sherebela e meriton emrin që i kanë vënë mjekët popullorë./PK/.

Posted in: Uncategorized

4 Comments on "Bime shpetimtare – Sherebela"

Trackback | Comments RSS Feed

  1. elsa says:

    A ka mundesi me um tregu ku muj me gjet ket sherebela ? edhe qysh dueht me perdor a duhet si qaj apo si duhet ?

  2. Ummi says:

    Allahu ju shperblefte per punen qe beni. Sa per informate, per muslimanet e Maqedonise, mund ta kerkojne si ‘caj od zhalfija’, gjindet kudo, ne supermaerkete po edhe ne barnatore.
    Allahu na dhashte shendet te plote fizik.

  3. Hena says:

    Eselamualejkum jam nje moter shkruaj nga anglija kam problem me gjak derllje kam 3vjet me kyt problem kam shku te duktori por as nje gja nuk me ban efekt du qe te kam fmi por nuk ngel shtatezan ju lutem nese keni ngoni keshill lex ova qe sherbela asht e Mir ju lutem me ktheni pergjigje Allahu ju shperbleft

  4. Hena says:

    Eselamualejkum jam nje moter nga anglija kam problem me gjak derlljen kam provu cdo gja por nuk kam pas rrozultat kur e lex ova per sherbelen menova te ju shkruj nese keni ndonje keshill per mu ju lutem

Post a Comment