Saturday, 21/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

BIK: Mos bëni fushatë me shami, marshi promovim i homoseksualizmit


BIK: Mos bëni fushatë me shami, marshi promovim i homoseksualizmit


bik

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), ka kërkuar nga paritë politike që të mos e politizojnë çështjen e shamisë. Ajo përmes një reagimi ka kërkuar nga partitë politike që të merren me programin e tyre dhe se çështja e shamisë duhet të zgjidhet nga praktika e vendeve të Bashkimit Evropian.

“Zgjidhja për këtë çështje dhe çështjet të tjera duhet kërkuar në kuadër të Kushtetutës së vendit dhe shembullit të vendeve të Bashkimit Evropian, atje ku pretendojmë të integrohemi, larg çdo politizimi e polarizimi për interesa politike e klanore. Partitë politike le të merren më punët dhe programet e tyre, ndërsa Bashkësia Islame do të kryej misionin e saj kushtetues”, thuhet në reagim.

Kryesia e BIK-ut i ka ftuar të gjitha partitë politike që të mos provojnë të bëjnë fushatë në xhamitë dhe objektet e tjera të BIK-ut, sepse xhamitë nuk janë vend për platforma politike, por për ibadete e kryerje të obligimeve fetare.

“Kjo ngase, xhemati ynë është heterogjen dhe u përket të gjitha partive politike, pra për ne të gjitha partitë politike janë të barabarta”, thuhet në reagim.

BIK-u ka shprehur shqetësimin dhe mospajtimin e saj për marshin e sotshëm në Prishtinë, kundër homofobisë.

“Marshin e sotëm e konsiderojmë fushatë me të cilën po tentohet të promovohet homoseksualiteti si vlerë civilizuese. Bashkësia Islame e Kosovës, edhe një herë, publikisht distancohet nga kjo dukuri e cila është degjeneruese, denigruese dhe nuk përkon me natyrshmërinë e llojit njerëzor, si dhe është kundër mësimeve të Zotit, parimeve fetare, traditës së shëndoshë të shoqërisë dhe familjes së shëndetshme”, thuhet në reagimin e BIK-ut.

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Haziri: Edukatën time fetare e mora prej 7 vjeç në xhami

Categories

Archives