Sunday, 24/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Bie poshte teza e prejardhjes nga majmuni! Zbulohet mashtrimi i madh i evolucionit! Ja sesi falsifikoheshin fosilet

Bie poshte teza e prejardhjes nga majmuni! Zbulohet mashtrimi i madh i evolucionit! Ja sesi falsifikoheshin fosilet

Nuk ekziston asnjë provë konkrete fosile që mbështet pamjen e njeriut-majmun, i cili reklamohet në mënyrë të pandërprerë nga mediat dhe qarqet akademike evolucioniste. Me penela në dorë, evolucionistët prodhojnë krijesa imagjinare, por fakti se për këto piktura nuk gjenden fosile që mund të harmonizohen me to përbën një problem tepër serioz për evolucionistët. Një prej metodave interesante që ata përdorin për të kapërcyer këtë pengesë është “prodhimi” i fosileve që nuk gjenden. Njeriu i Pitdaunit, skandali më i madh në historinë e shkencës, është një shembull që s’ka nevojë për koment. Njeriu i Piltdaunit: Një kafkë njeriu dhe një nofull orangutangu
Një doktor i njohur dhe një paleo-antropolog i shquar, Charles Dawson, deklaroi në 1912 se kishte gjetur një kockë nofulle dhe një fragment kafke në një gropë, në Piltdaun, Angli. Megjithëse kocka e nofullës anonte më shumë nga ajo e majmunit, ndërsa dhëmbët dhe kafka ishin si ato të njeriut, këto mostra të menduara si 500 mijë vjeçare u etiketuan me emrin “Njeriu i Piltdaunit” dhe u paraqitën në disa muze si prova absolute të evolucionit të njeriut. Për më shumë se 40 vjet, shumë artikuj shkencorë u shkruan për Njeriun e Piltdaunit si dhe u bënë shumë interpretime dhe piktura, kurse fosilet paraqiteshin si një argument i rëndësishëm i evolucioni të njeriut. Jo më pak se 500 doktorata janë shkruar mbi këtë subjekt. Paleoantropologu amerikan, Henry Fairfield Osborn, ka thënë gjatë vizitës së tij në Muzeun Britanik në vitin 1935:
… ne kemi nevojë të na kujtojnë gjithmonë se natyra është plot me paradokse dheky është një zbulim i çuditshëm për njeriun e hershëm.
Në vitin 1949, Keneth Okley, nga Departamenti i Paleontologjisë në Nofull orangutangu. Pjesë nga një kafkë njeriu. Fosilet janë nxjerrë nga toka nga Charles Dawson dhe i janë dhënë Sir Arthur Smith Woodward.Pjesët janë rindërtuar për të formuar kafkën e famshme. Duke u bazuar në kafkën e rindërtuar, janë bërë shumë vizatime e skulptura dhe janë shkruar shumë komente e artikuj. Dyzet vjet pas zbulimit të tij, fosili i Piltdaunit u provua nga një grup kërkuesish se ishte një mashtrim. Muzeu Britanik u përpoq të provonte “testin e fluorit”, një test i ri i përdorur për të caktuar moshën e fosileve. Prova u bë mbi fosilin e Njeriut të Piltdaunit. Rezultati qe katastrofal. Gjatë testit doli se kocka e nofullës së Njeriut të Piltdaunit nuk përmbante fluor. Kjo tregon se kjo kockë kishte qëndruar e varrosur jo më shumë se disa vjet. Kafka, e cila përmbante një sasi të vogël fluori, rezultoi se ishte vetëm disa mijëra vjeçare. Studimet e fundit kronologjike të bëra me metodën e fluorit kanë nxjerrë se kafka është vetëm disa mijëra vjeçare. U përcaktua se dhëmbët në kockën e nofullës i përkisnin një orangutangu dhe ishin të vendosura artificialisht në të. Gjithashtu edhe vegla primitive e zbuluar së bashku me fosilet qe thjesht një imitacion i mprehur me pajisje hekuri. Ky falsifikim u bë publik në vitin 1953 në analizën e hollësishme të bërë nga Weiner. Kafka i përkiste një njeriu 500 vjeçar, ndërsa kocka e nofullës i përkiste një majmuni të ngordhur pak kohë më parë. Dhëmbët ishin rregulluar më vonë dhe i ishin shtuar nofullës. Bashkimet ishin bërë në atë mënyrë që të dukeshin si ato të njeriut. Pastaj të gjitha pjesët ishin veshur me dikromat potasiumi për t’i dhënë një pamje të vjetër. Kjo veshje u zhduk kur ato u zhytën në acid. Le Gros Klark, i cili bënte pjesë në grupin që nxori në shesh mashtrimin, nuk mundi ta fshehë habinë e tij për këtë situatë dhe tha: Provat e gërvishtjeve artificiale binin menjëherë në sy. Në të vërtetë ato dukeshin kaq qartë saqë çdokush mund të pyesë: Si është e mundur që kjo t’i shpëtonte vëzhgimeve të mëparshme…?!
Pas gjithë kësaj Njeriu i Piltdaunit u hoq me shpejtësi nga Muzeu Britanik ku ishte ekspozuar për më shumë se dyzet vjet.

Categories

Archives