Friday, 28/4/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Besimi, lulja e jetës


Besimi, lulja e jetës


Besimi, lulja e jetës
Autor: Agron Islami
Besimi i thellë, i argumentuar, i ujitur, i racionalizuar, përpara se të jetë qetësi, fuqi dhe forcë për njeriun, ai është përgjigja ngopëse e një milionë pikëpyetjeve të tij që i sillen për botën dhe jetën, është sepse-ja e një milionë pse-ve të tij, është filosofia dhe thelbi i jetës dhe është çelësi i një milionë enigmave, është çvelim, është shpalosje e asaj perdeje mbrapa së cilës gjithçka brenda globit shihet e bezdisshme dhe pa asnjë shije, e kotësuar dhe një hiç, pa një destinacion, ku gjithçka lind dhe gjallon kotë për së koti, shumim dhe në fund vdekje.
Besimi i ngritur, meditiativ njerëzor dhe i thellë, i përsëritur, i rrjedhur, është qendra dhe palca e qenësisë, është kuptimësia e jetës, është njohëseja e të dyja botëve, sepse jeta pa besim, është një jetë pa kuptim!
Besimi – imani është përgjigja e shpirtit, është zëri i natyrshmërisë që përplaset me kundërshtitë e egos, është gërryese dhe shkarkim i pasioneve të shtypyra në botën e pavetëdijshme dhe të errët. Po! Besimi – imani është gjetja e së Vërtetës, të tjerat përveç saj janë gënjeshtra, gënjeshtra!
Rrugëtimi i shpirtit në këtë të Vërtetë dhe gjetja e saj, përqafimi dhe të ngushëlluarit nëpërmjet tij, i jep atij ndjesinë, se për të vdekja dhe jeta janë NJË, sepse gjetja e së Vërtetës në këtë botë, për të është vetë JETA dhe nuk ekziston më VDEKJA pas kësaj.
Besimi është e drejta e zemrës dhe privilegji i logjikës, drita e syve dhe flladi i shpirtit. Besimi – imani është ajri i jetës dhe arsyeja e frymëmarrjeve. Besimi është ndryshim dhe transfer i mahnitshëm i ndjenjave dhe është një kthesë e fuqishme e vërtetë e jetës, është thyerje e rutinës dhe vrasje e mërzisë, që nuk i gjendet shkaku dot kurrë, është shërimi i neverisë ndaj jetës dhe vetes dhe plotësim më intim i boshllëqeve metafizike.
Bota përsiatëse parajsore në të Pafundmin është rikthim i krijesës njeri në njerëzoren e tij, është veshje e humanitetit dhe ndjeshmërisë, është vitaminizim i sublimitetit dhe empatisë. Është ndjesi e llahtarshme, e paarritshme për t’u thurrur nga gjuha dhe për t’u qëndisur nga logjika, këto të dyja, si pjesë identike të egos, që të belbëzojnë diçfarë për anën e papërceptueshme dhe të lartë metafizike, por të ndjeshme!
Ndërsa ateizmi, ah ateizmi, është dhurata e kotësisë, hutisë, pakuptimësisë dhe tharjes për së gjalli. Ai është tentim për ta ndarë nga qenësia të pandashmen dhe për ta futur atë në një metamormozë identiteti. Ateizmi është vuajtje, është deti i një milion dyshimeve, i një milion pse-ve, ku sepse-të e përgjakshme dhe të trishtueshme i jep po vetë.
Është vrasje e jetës, dhe turbullim i mendjes, është vetmi’ ndërmjet pafund krijesave që frymojnë brenda qiejve dhe tokës. Është stimul për t’u vetëurryer, e për të shpëtuar nga një jetë e sinonimizuar me ferrin. Ateizmi është ç’virgjërim i pamëshirë i shpirtit të virgjër dhe të pastër, duke e divorcuar atë me esencën, ku e plasaritën dhe e ndan në dysh thelbin e qenies njerëzore. Ateizmi është gjymtim i shpirtit dhe kundërshtues i bletës që me frymëzimin qiellor udhëton lule më lule. Ateizmi është mohim i paditurisë së foshnjës, që thithën gjirin e së ëmës pa ditur më parë për mënyrën e këtij veprimi, pasi me të, ai ka ardhur i mësuar. I mësuar prej Atij që nuk shihet, por ndjehet, thellë ndjehet!
Besimi i ujitur dhe i pandarë nga soditja, është një jetë e re, lum kush e fiton. Besimi është pjesë e natyrshmërisë, është instinkt i lindur me njeriun, është origjina dhe pohueshmëria e tij që nga koha e parazanafillores. Besimi ujitet nga meditimi, mendimi, vrojtimi dhe kontemplimi i vazhdueshëm mbi Universin, shpirtin dhe veten, krijesat dhe gjithçka tjetër që shihet dhe preket dhe që nuk shihet por ndjehet, thellë ndjehet!
Besimi ndezet në zemër, lulëzon ngapak-ngapak dhe ngadalë-ngadalë, duke gërrmuar mendja në Mbretërinë e Fakteve dhe më pas ajo duke u stepur me to, e duke kaluar vazhdueshëm së lexuari sytë e krahërorit nëpër kopshtet e shpirtërorëve dhe monoteistëve argumentues. Besimi është ajka e lumturisë, sepse jetës ia jep domethënien dhe ia zbulon sekretin, kurse zemrës ia dëfton, arsyen e tik-takeve.
I përulur dhe në sexhde përpara Forcës Lëvizëse, po e rikujtojë citatin shumëkuptimësues profetik: “Ripërtërijeni Imanin – besimin tuaj!”.
Një shkrim tjetër i dobishëm  Viktima e iluzionit

Categories

Archives