Saturday, 16/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Besim Dina kritika këngëtareve të Videofest

Besim Dina kritika këngëtareve të Videofest

besimShoumeni i njohur shqiptar, Besim Dina, ka kritikuar qasjen e këngëtarëve ndaj Videofestit, duke thënë se në vend se të promovojnë vlera, ata promovojnë zhveshje të trupit.

Udhëheqësi i emisionit “Oxygen”, në një intervistë për “Zëri” ka thumbuar artistët pjesëmarrës të Videofestit që sipas tij më shumë përqendrohen në paraqitje të jashtme se sa në cilësi. Ai personalisht ka hezituar të marrë pjesë spektaklin e mbajtur para tre ditësh.

“Nëse marrim ta kopjojmë Hollywoodin, duhet ta kopjojmë edhe cilësinë, jo vetëm zhveshjen”.

“Për mua, ka shumë rëndësi origjinaliteti. Për këngëtarët që kanë armë të fortë zërin, gjërat tjera janë të pavlefshme. Nuk shitet kënga me trup”, u shpreh Besimi. /Telegrafi/

Categories

Archives