Monday, 22/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Bërja rukje kundër impotencës



Bërja rukje kundër impotencës

Bërja rukje kundër impotencës
Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Bab el-Lika el-Maftuh (5 B)

Pyetje: Një njeri ka qenë i martuar për 20 vite. Që nga viti i parë ai nuk ka qenë në gjendje që të ketë marrëdhënie me gruan e tij. Natyrisht, që ka shkrime (hajmali) nga disa njerëz të sherrit, që mund të pengojnë burrin nga gruaja. Ai shkon tek njerëz të ndryshëm me shpresën se ata do të largojë këto shkrime. Ata i thonë se gjendja e tij është e vështirë. A ka ndonjë zgjidhje në Kuran dhe Sunnet për të?

Përgjigje: Duket që ju po pyesni në qoftë se ka mjekim për personin i cili nuk është në gjendje që të ketë marrëdhënie seksuale me gruan e tij. Po, ka ilaçe për këtë; lute Allahun që të mbrojë nga shejtani i mallkuar dhe ndaj gjitha të këqijat tjera dhe të lexo suret ”el-Felek”, ”en-Nas” dhe:

مَا جِئْتُم بِهِ السِّحْرُ إِنَّ اللّهَ سَيُبْطِلُهُ إِنَّ اللّهَ لاَ يُصْلِحُ عَمَلَ الْمُفْسِدِينَ

”E kur i hodhën ata, Musai u tha: ”Kjo që e sollët ju tash, vërtet është magji!” Po Allahu do ta asgjësojë këtë, sepse Allahu nuk e përkrah veprën e të prishurve.” 1

Lexo edhe lutjet e transmetuara nga profeti (salAllahu alejhi ue selem) duke përfshirë:

أَعُوذُ بِكَلِمَاتِ الله التامَّاتِ من شَرِّ مَا خَلَقَ

”Kërkoj mbrojtje përmes fjalëve të Allahut kundër të keqes që Ai ka krijuar.”





dhe rukje për të sëmurin;

رَبَّنَا اللَّهُ الَّذِي فِي السَّمَاءِ تَقَدَّسَ اسْمُكَ ، أَمْرُكَ فِي السَّمَاءِ وَالأَرْضِ ، كَمَا رَحْمَتُكَ فِي السَّمَاءِ ، فَاجْعَلْ رَحْمَتَكَ فِي الأَرْضِ ، وَاغْفِرْ لَنَا حُوبَنَا وَخَطَايَانَا أَنْتَ رَبُّ الطَّيِّبِينَ ، فَأَنْزِلْ رَحْمَةً مِنْ رَحْمَتِكَ ، وَشِفَاءً مِنْ شِفَائِكَ عَلَى هَذَا الْوَجَعِ

”Zoti ynë është Allahu që është mbi qiell. Emri ytë është i pastër. Urdhëri Ytë është në qiell dhe në tokë,në të njëjtën mënyrë sikurse mirësia Yte është në qiell. Na falë për mëkatet dhe të këqijat tona. Ti je Zoti i të mirëve. Lëshoja mëshirën Tënde dhe shërim Tënd vuajtësit.” 2

Ai duhet të trajtojnë veten sinqerisht me këto lutje dhe ajete. Ai duhet ti lexojë ato dhe ato duhet ti lexohen atij. Allahu (Subhanehu ue Te ala) u përgjigjet lutjeve lutjeve.

1 10:81

2 Ebu Davudi (3892), Ahmedi (6/21), Darimi në ”er-Rad alal-Xhehmijeh”, fq. 18, el-Bejhaki në ”el-Esma ues-Sifat”, fq. 533, dhe el-Lalekai në ”Sherh Usul Itikad Ahl-is-Sunnah uel-Xhema´ah” (648). I dobët sipas Albanit në ”Dha´if Sunnen Ebi Davudd” (3892). Përktheu: Valdet Gashi /perlatmuslimane/