Friday, 20/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Berisha: Shkarkimet në polici, hakmarrje e Ramës


Berisha: Shkarkimet në polici, hakmarrje e Ramës


berishaIsh-kryeministri Sali Berishareagon në profilin e tij në Facebook për ndryshimet e fundit në polici. Sipas tij, ky është një akt primitiv hakmarrës i kryeministrit Rama.

Sipas Berishës, këta drejtues policie të shkarkuar, kanë shpartalluar bandat e krimit që kishin lidhje me Ramën.

“Të dashur miq, sot në një akt të verbër urrejtje dhe hakmarrje, Edvin Kristaq Ramadënoi kolektivisht, si kurrë më parë, me shkarkim nga detyra të gjithë drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit, Drejtorin e Përgjithshëm, zëvëndësdrejtorët dhe drejtorët e të gjitha qarqeve të vendit.

Së pari shpreh mirënjohjen time më të madhe ndaj këtyre shërbëtorëve të shoqërisë dhe kombit, që me sakrificën, trimërinë, profesionalizmin e tyre shpartalluan dhe vendosën para ligjit mbi 1000 anëtarë dhe bosa të 206 organizatave dhe grupeve kriminale ndër më të rrezikshmet dhe më të pasurat ne Europë, dhe bën të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, heqjen e vizave, përmbushën me dinjitet detyrimet ligjore në periudhat zgjedhore dhe vendosën një bashkëpunim të shkëlqyer me policitë e vendeve partnere.

Akti i dënimit kolektiv të drejtuesëve të Policisë së Shtetit është hakmarrja primitive e Edivin Kristaq Ramës për bandat e shpartalluara nga Policia e Shtetit, si banda e rrugës së Kavajës, bandat e Lushnjës, Durrësit, Hakmarrja për Drejtësi, ajo e Dritan Dajtit etj, me të cilat Rama kishte shndërruar Tiranën në lavatriçen gjigande të parave të krimit në rajon.

Në drejtim të Policisë së Shtetit, Rama emëroi, në kundërshtim flagrant me ligjin e Policisë së Shtetit, delinkuent, trafikant, bashkëpunëtorë të grupevedhe organizatave kriminale dhe persona që bashkëjetuan në simbiozë të plotë me mafien me të rrezikshme të Europës. Qytetare dhe qytetarë, kjo është një kthesë drejt të shkuarës, goditje në palcë e rendit, qetësisë, sigurisë tuaj dhe integrimit të vendit në BE”, shprehet Berisha. /albeu/

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Serbët me 3 mijë euro martohen me nuse shqiptare

Categories

Archives