Saturday, 10/12/2016 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Berisha kërcënon Ramën: Mos provoko shqiptarët me Enver Hoxhën


Berisha kërcënon Ramën: Mos provoko shqiptarët me Enver Hoxhën


Kryeministri në detyrë, Sali Berisha i kërkoi sot paasrdhësit të tij Edi Rama të mos provokojë shqiptarët me Enver Hoxhën, pasi do të përballet me zemërimin e tyre të madh.Gjatë mbledhjes së qeverisë, Berisha u shpreh se për shqiptarët, kreu socialist është një Hitler.

sali berisha a

“Për shqiptarët ai është njëHitler. Shqiptarët janë të gatshëm të reagojnë në mënyrën më të fuqishme, ndaj çdo provokimi me njeriun më gjakësor. Mos provoko shqiptarët me Enver Hoxhën sepse do të përballesh me zemërimin e tyre më të fuqishëm. Ai ishte një armik i egër i botës së lirë. Unë i kërkoj të jetë shumë i kujdesshëm.”- tha Berisha.

Duke u ndalur në konferencën dy ditore të mbajtur nga Partia Socialiste,Berisha e cilësoi atë si një dramë me dy akte.

“Konferenca dy ditore ishte një dramë me dy akte. Akti i parë, ishte dita e arkitektëve të miliardereve të PS-së dhe disa arkitekteve tanë nga Europa që janë milionerë këtu në Tiranë më ndihmën e Ramës. Dita e parë e dramës u karakterizua nga fakti se Rama u dëshmoi shqiptarëve se preokupimin e tij më madhor, ishte si të shtinte në dorë të gjithë territorin e vendit. Pjesa më tragjike ishte pasioni dhe adhurimi i tij për Enver Hoxhën. Për shqiptarët ai është Hitler, shqiptarët janë të gatshëm të reagojnë ndaj çdo provokimi. Pra, në aktin e parë të dramës, çështja më kryesore ishte se si do ta “stolisim” piramidën, ku nga jashtë do jenë fëmijë që do të këndojnë, “Xhaxhi Enver, xhaxhi Enver, e ke gojën me sheqer…” u shpreh Berisha. /albeu/

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  QSUT e rrethuar nga 31 farmaci

Categories

Archives