Tuesday, 22/8/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Bëra marrdhënie me gruan ditën gjatë Ramazanit

Bëra marrdhënie me gruan ditën gjatë Ramazanit

 

Ebu Hurejra r.a. tregon: “Ishim të ulur në shoqëri të Pejgamberit (alejhis-selam) kur tek ai vjen një burrë dhe i thotë: “O i Dërguari i Allahut! Jam shkatërruar!” I Dërguari i Allahut ( e pyeti se ç’i kishte ndodhur. Ai i tregoi: “Bëra marrdhënie me gruan ditën gjatë Ramazanit.” I Dërguari i Allahut a.s. e pyeti: “A mund të paguash për të liruar një skllav?” Ai i tha që jo. E pyeti: “A mund të agjërosh dy muaj rresht?” Ai i tha që jo. E pyeti: “A mund të ushqesh gjashtëdhjetë të varfër?” Ai i tha që jo. Pejgamberi a.s. heshti, kur pas pak, ashtu siç ishim, i sjellin Pejgamberit a.s. një kosh plot me hurma. Ai pyeti: “Ku është ai që më pyeti më parë?” Ai u përgjigj: “Unë (ja ku jam kështu)!” Ai (a.s.) i tha: “Merri këto dhe jepi sadaka.” Pyeti: ” A t’ia jap ndokujt që është më i varfër se unë? Për Allah! Nuk ka familje mes dy maleve të saj (Medines) që të jenë më të varfër se unë.” Pejgamberi a.s. vuri buzën në gaz në të qeshur sa iu dukën dhëmbët anësorë pastaj i tha: “Ushqe me të familjen tënde.” (Buhariu, 1936)

Një shkrim tjetër i dobishëm  Qetësimi i zemrave me të përmendurit e Allahut

Categories

Archives