Thursday, 21/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A bën të lahen dhëmbët gjatë agjërimit?

A bën të lahen dhëmbët gjatë agjërimit?

pyetje pergjigje

Pyetja:
Selam alejkum! Nëse ka mundësi një pyetje.
A bën të lahen dhëmbët gjatë agjërimit? Po ose jo dhe pse.

Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Vërtetohet nga Muhamedi salallahu alejhi ue selem se i porosiste shokët e tij që gjatë abdestit ta pastrojnë gojën dhe hundën mirë, por ai gjithashtu ka tërhequr vërejtjen se gjatë agjërimit të mos e shpëlajnë hundën dhe gojën shumë nga frika se mos depërton ndonjë pikë uji në brendësi.
Ndërsa sahabi Amër Ibën Rabia përcjell se e kishte parë të Dërguarin, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, disa herë agjërueshëm duke i pastruar dhëmbët me misvak.

Duke u mbështetur në këto dy transmetime të përmendura më lart, mund të thuhet se pastrimi i dhëmbëve me brushë e pastë dhëmbësh është i lejuar gjatë agjërimit, por duhet të kemi kujdes që të mos lejojmë të shkojë ndonjë gjë në brendësi të organizmit gjatë larjes së tyre.
Këtë mendim e përmbajnë dijetarët bashkëkohorë në përgjithësi, përveç disave, të cilët theksojnë se është më mirë dhe më sigurt t`i largohemi kësaj deri pas iftarit.

Allahu e di më së miri!
Alaudin Abazi

Një shkrim tjetër i dobishëm  Si ta largojme stresin?

Categories

Archives