Thursday, 23/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Belgjika lejon bartjen e shamisë edhe në administratë


Belgjika lejon bartjen e shamisë edhe në administratë


Qyteti belg Ghent ka shpallur të pavlefshëm ndalimin e bartjes së shamive nga ana e shërbyeseve shtetërore.

muslimane belgjike

Shumica në kuvendin e qytetit, që përbëhet nga Partia Socialiste dhe Partia e Gjelbër, ka pezulluar vendimin e marrë në vitin 2007, i cili asokohe ishte sjellë nga partitë në pushtet, të cilat i përkisnin qendër së djathtë.

Në disa qytete belge ekzistojnë ndalesa të tilla. Para dy viteve, Belgjika ndaloi bartjen publike të vellove që mbulojnë fytyrën e femrave.

Franca fqinje ndërkaq, që njihet si vendi me popullatën më të madhe myslimane në Europë, e sanksionon bartjen e shamive, duke nënvizuar se simbolet fetare nuk kanë vend nëpër shkollat franceze.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Gjermania kërkon personel shëndetësor jashtë vendit

Categories

Archives