Monday, 22/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

BËHU PREHJE PËR TË?!



BËHU PREHJE PËR TË?!

BËHU PREHJE PËR TË?!
Pas një kohe martese të gjatë apo të shkurtër. Ndiejnë disa bashkëshorte se ato janë pranë një njeriu tjetër me të cilin janë lidhur për të më parë. Fjalët e bukura mungojnë në fjalorin i tij dhe lavdërimi nuk e din rrugën për në gjuhën e tij. Si rezultati i vakumit emocional i cili e mbështjell jetën e tyre dhe kërcënon vazhdimin e familjes.

Shkaqet vakumit emocional
Të gjitha hulumtimet, kanë ardhur në përfundim, se gruaja ka nevojë për dashuri dhe butësi më tepër se burri në jetën e saj bashkëshortore. Dhe andaj shumica e rasteve të shkurorëzimit. Shkaku është se bashkëshorti nuk e kupton këtë nevojë natyrore të saj. Nevoja për dashuri dhe butësi nuk është e barabart tek të gjitha gratë, te ndonjëra reflektohet më shumë. Kurse tek tjetra më pak dhe ka prej tyre që e vendosin si esencë e lumturis së saj dhe se nuk mund të shkëputet nga ajo.

Ndodhë që boshllëku shpirtëror ta zmadhoj këtë problematikë. Ku gruaja vuan nga vakumi emocional dhe ajo ta ndien veten se nuk është tërheqëse për të ose nuk shpreh interesim. Nuk ndëgjon nga ai fjalët e shakas, dashurisë dhe të pëlqimit, andaj e rrethojnë brengat dhe pikëllimi, bie viktimë dhe lodhet shpirtërisht dhe psiqikisht, u dorëzohet ndjenjave të ngurta dhe humb harmoninë me bashkërshortin.

Kur e kupton gruaja se bashkëshorti nuk e ka ngopur me ndjenja dhe me mirëkuptim e pasion, e kaplon zhgënjimi i shpresës dhe futet në grindje me të (burrin). Për t’ia imponuar mendimin e saj dhe për t’ia ndryshuar zakonet dhe natyrshmërin e tij. Krejt kjo për të fituar hisen e saj të dashurisë, pasionit dhe interesimit ndaj saj.





Ky konflikt shtohet dhe pakësohet kohë pas kohe, megjithatë ende ekziston në mesin e tyre. Kjo për arsye se nuk janë kuptuar për ta zgjidhur (problemin) që në fillim, një zgjidhje të logjikshme dhe pozitive. Pastaj fillon faza e qortimit dhe përhapjes së të metave të njwri tjeterit në ditët e jetës së tyre, ai i përqesh mendimet e saja dhe ajo e përqesh në shijen e kombinimit të ngjyrave, kurse dikur e pëlqenin mendimin dhe moralin e njëri tjetrit!