Tuesday, 25/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Bëhu gjithnjë ai i cili përshëndet i pari



Bëhu gjithnjë ai i cili përshëndet i pari

lule

Bëhu gjithnjë ai i cili përshëndet i pari





Kjo shigjetë ju lejon të depërtoni në thellësirat më të thella të zemrave të të tjerëve. Kjo shigjetë kërkon një gjuajtës të shkathët. Aftësitë e nevojshme janë buzëqeshja e përzemërt, shtrëngimi i duarve ngrohtësisht dhe me miqësi duke i uruar mirëseardhjen tjetrit. Duke qenë i suksesshëm, lloje të tilla të aftësive do të shpërblehen nga Allahu, nëse i referohemi hadithit: “Në përshëndetje, më i miri është ai që e fillon përshëndetjen i pari.”
Omar al Nadi na tregon se ai doli një herë me Omer ibn Hattabin. Gjersa ecnin, ai pa se Omeri i përshëndeste të gjithë ata që takonte, pavarësisht se a ishin të vjetër apo të rinj.
Hasan Basriu gjithashtu thotë: “Shtrëngimi i duarve forcon dhe përmirëson ndjenjat vëllazërore.”
I Dërguari i Zotit, paqja dhe bekimi qoftë për të, thotë: “Assesi në asnjë mënyrë mos nënçmo asnjë vepër të mirë, qoftë edhe ta takosh vëllanë tënd me buzëqeshje.” (Muslimi, 87)
Ai gjithashtu thotë: “Shtrëngimi i duarve heq urrejtjen, shton dashurinë dhe i jep fund armiqësisë.”