Saturday, 18/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Bëhu bujar (zemërgjerë)



Bëhu bujar (zemërgjerë)

zemra sprova

Bëhu bujar (zemërgjerë)





Ofrimi i të hollave mund të bëhet si çelës për shumë dyer të mbyllura që ju pengojnë nga arritja në zemrat e të tjerëve dhe përfitimi i tyre, veçanërisht në këto ditë.
Tani, do t’iu rrëfej një ndodhi rreth ‘magjisë’ së vlerës së bujarisë.
Në kohën e pushtimit të Mekës, ishte një njeri i quajtur Safuan ibn Umia. Ky njeri u largua pasi i bëri të gjitha metodat dhe komplotet për të vrarë të Dërguarin e Zotit, paqja qoftë mbi të. Më vonë, i Dërguari i Allahut, bekimet qofshin për të, e fali atë dhe ai u kthye duke i kërkuar atij t’i jepte kohë dy muaj për të menduar për Islamin dhe për të Dërguarin e Zotit, paqja qoftë mbi të. Ai, paqja qoftë mbi të, i tha: “Ke 4 muaj, jo vetëm 2.”
Ai e shoqëroi të Dërguarin e Zotit në çlirimin e Hunejnit dhe të Taifit. Në Taif, gjersa i Dërguari i Allahut, paqja qoftë mbi të, ishte duke ndarë plaçkën e luftës, vërejti se një njeri kërkonte me një dëshirë të madhe një tokë të gjerë në të cilën ishin një numër i madh bagëtish.
I Dërguari i Zotit, bekimet qofshin për të, e pyeti atë: “A e do atë?” Njeriu me padurim iu përgjigj: “Po”, e atëherë i Dërguari i Zotit, i tha: “Atëherë janë të tuat.”
Saufani thotë: “Vetëm një i Dërguar i Zotit mund të sillet kaq bujarisht. Besoj se nuk ka zot pos Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguar i Tij”
Shih se si i Dërguari i Allahut, bekimet qofshin për të, gjeti çelësin e humbur dhe pati sukses në lëvizjen e zemrës së tij.
Disa njerëz sillen me koprraci, a thua se e shohin fantazmën (hijen) e varfërisë duke pritur që ta sulmojë atë, ndërkohë që duhet t’u ofrojë nevojtarëve të holla në mënyrë që të bëhet bujar (dhe që kjo të rezultojë në përfitimin e zemrës së tij).





Categories

Archives