Tuesday, 24/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Bashkësia Islame e Kosovës kërkon edukatë fetare në shkolla


Bashkësia Islame e Kosovës kërkon edukatë fetare në shkolla


Sipas kryetarit të KMDLNJ-së, Behxhet Shala, shoqërisë kosovare nuk do t’i bënte mirë futja e lëndëve fetare nëpër shkolla. Shala vlerëson se edhe po të ndërmerrej një hap i tillë, Kosova nuk ka kuadro të fushës.

bashkesia islame

Bashkësia Islame e Kosovës dhe grupe të ndryshme fetare ka kohë që po kërkojnë futjen e edukatës fetare nëpër shkolla. Mirëpo, kjo kërkesë shihet si e rrezikshme për shoqërinë kosovare, transmeton KTV. Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut është kundër kësaj iniciative.

 

Sipas kryetarit të KMDLNJ-së, Behxhet Shala, shoqërisë kosovare nuk do t’i bënte mirë futja e lëndëve fetare nëpër shkolla. Shala vlerëson se edhe po të ndërmerrej një hap i tillë, Kosova nuk ka kuadro të fushës. Me këtë çështje është duke u marrë edhe Komisioni Këshillëdhënës për Liritë Fetare, i formuar nga kryeministri Hashim Thaçi.

 

Anëtari i këtij komisioni, Petrit Selimi, konsideron se në shkollat kosovare ligjërimi për fetë bëhet në mënyrë të gabuar. Ndërkohë, Ministria e Arsimit nuk ka bërë ndonjë hulumtim se a ka kuadro të mjaftueshme për të ligjëruar këto lëndë.

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Bashkësia Islame e Kosovës: Komunikatë për media

Categories

Archives