Tuesday, 17/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Bashkë me shkijet në Kosovë do të amnistohen edhe qeveritarët që kanë kryer krime


Bashkë me shkijet në Kosovë do të amnistohen edhe qeveritarët që kanë kryer krime


Bashkë me shkijet në Kosovë do të amnistohen edhe qeveritarët që kanë kryer krime

Janë më shumë se 70 vepra penale që do të amnistohen në Kosovë. Do të përfitojnë të gjithë ata kryerës të këtyre veprave të kryera deri më 20 qershor të këtij viti, e edhe ata që kanë qenë duke u hetuar për këto vepra.

Si duket aq sa për serbët, kjo qeveri këtë amnisti aq më tepër e bënë për vete dhe për bashkëpunëtorët e saj. Siç thot populli “bo e gjet”, tamam kur po e përfundon këtë mandat, nxirret edhe ky ligj, ndërmerren amnesti të shumta, përfundojnë shumë hetime, lirohen shumë të burgosur, falen ata që kanë ikur dhe kriminelët “vazhdojnë përpara, drejt një jete më të mirë”, duke pasur mundësi që të vazhdojnë me krimet e tyre ose të vazhdojnë bizneset nga pasuria e fituar përmes krimit dhe politikës korruptive.

Pos, serbëve të veriut, të cilët që nga paslufta nuk pranuan ligjshmërinë e shtetësisë së Kosovës, nga projektligji i tillë përfitojnë edhe vetë zyrtarët publikë kosovarë të dënuar paslufte, transmeton KTV.

Dy ish-kryetarët e komunave të Ferizajt e Kaçanikut mund të shpëtojnë pa burgim, e të përfitojnë nga Projektligji për Amnisti.

I pari, Bajrush Xhemajli, sepse vepra e rëndë kundër sigurisë në komunikacion është paraparë të amnistohet me këtë projektligj të Qeverisë së Kosovës.

I dyti, Xhabir Zharku, për mospërfillje të gjykatës, e që gjendet tash e 7 muaj në arrati dhe që nëpërmes një letre vetë ka pranuar se nuk do ta përfillë vendimin, sipas të cilit u dënua me 3 vjet burgim.

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

Categories

Archives