Wednesday, 22/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Bari mushkerive

Bari mushkerive

bari mushkerive
Pulmonaria officinalis L. (bari mushkerive)

Pullmonarja eshte bime barishtore shume vjeqare e cila i takon fam (Boraginaceae).Bima ka rizome te holla te gjat me nyja te fryra.Kercell te drejt i cili arrin deri ne 40 cm,ne pjesen e siperme i degezuar dhe i mbuluar me qime gjendrrore.Gjethet jane rozete rrenjake ne forme llape vezake dhe kan njolla te bardha ,bishtat e gjat deri ne 15 cm te cilat zhvillohen pas lulezimit te bimes.Lulet jane ne maje te grumbulluara ne lulese te degezuar.kurora ne fillim ka ngjyre te roze e pastaj manushaqeje.
Bima lulezon III-V.Rritet rrenze pyjeve gjetherenese dhe ne shkurreta me lagshti mesatare.
Droga -pjesa gjethet e bimes (Pulmonariae folium) dhe permban tanine,saponide,rreshire,acide,flavonoide etj.
Perdoret ne forme caji kunder semundjeve te mushkerive,bronkitit,laringitis,pezmatimit te zgavres se hundes dhe kundra diares.Ne forme kompresave perdoret per sherimin e hemoroideve dhe plageve.
Nje luge supe gjethe te imtesuara pervlohen me 3 dl uje dhe lihet mbuluar 15 min,pastaj kullohet dhe embelsohet me mjalte dhe pihet nga 100ml disa here ne dite,efikasiteti i rritet nese i shtojm gjethe te mellages bardhe (Althaea officinalis)

Categories

Archives