Monday, 11/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Barazia femër – mashkull, revolucioni Islam

Barazia femër – mashkull, revolucioni Islam

femra muslimane

Deri në lindjen e Islamit, respektivisht deri në shekullin e VII gruaja askund në botë s’kishte kurrëfarë të drejtash. Pyetja, se është gruaja qenie njerëzore ose nuk është ishte temë diskutimi që i nxiti ligjëdhënësit dhe mendimtarët.

Ndërsa, në anën tjetër, feja Islame i erdhi në ndihmë gruas së shkelur. Të gjithë njerëzit, pa marrë parasysh gjininë e racën, në momentin e lindjes janë të njëjtë:

“O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se tek All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur ( nga të këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë. “O ju njerëz! Kini frikë Zotin që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe kini frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se All-llahu është mbikqyrës mbi ju”.

Në Islam gruaja zë vend të jashtëzakonshëm. Pejgamberi a.s. kur solli besimin e vërtetë dhe kur e shpalli atë, së pari i besoi një grua.

“All-llahu me Hatixhen nuk më dha grua më të vyeshme. Kur askush prej njerëzve nuk më besonte, ajo më besoi. Kur njerëzit iknin prej meje, ajo më ndihmoi me pasuri. Dhe Zoti mua më fali fëmijë, jo me gratë tjera por me të.”

Gruaja, në të njëjtën kohë është edhe shehidja e parë e Islamit. Nëna e Amarit, Sumejja, qe martirja e parë e Islamit, u bë sakrificë e maltretimeve më të mëdha. Vetë kurejshët ate, të shoqin e saj Jasirin dhe të birin, Amarin, i veshën me rroba të hekurta dhe në rërë përvëluese i lëshuan të përcëllohen në diell. Kur i pa i Dërguari i All-llahut u tha: “Keni durim, familja e Jasirit! Vendi i juaj në ardhmëri është Xhenneti.” Dhe në fund, Sumejja plakë lëshoi shpirtin nën shtizat e Ebu Xhehlit. Ishte kjo shehidja (dëshmorja) e parë e Islamit.

Sa shembuj të mirë tregon dhe Pejgamberi a.s. kur flet për dashurinë, mëshirën dhe respektin ndaj gruas. Ai thotë:

“Mua më është falë të më pëlqejë çdo gjë e pastër dhe e bukur në botë siç janë edhe gratë. Ndërsa momenti më i lumtur i imi është kur lidhem në namaz.”

Në kohën paraislamike arabët ndaj grave silleshin në mënyrë të vrazhdë. Shembull mjaft të mirë na jep një ngjarje e ‘Umerit r.a. që ishte i njohur me seriozitetin dhe rreptësinë e tij. Sa’d b. Ebi Vekkas thotë:

“Umeri një ditë kërkoi leje të hyjë tek i Dërguari i All-llahut. Tek ai ishin gratë kurejshite. Me të flitnin me zë të lartë dhe pyesnin për shumë gjëra. Kur e dëgjuan zërin e ‘Umerit, u ngritën dhe të shqetësuara filluan të fshihen. I Dërguari i All-llahut i dha leje ‘Umerit të hyjë brenda dhe u qesh ndërsa ‘Umeri iu drejtua: “O i Dërguar i Zotit, si të bëri All-llahu të qeshesh?”. Pejgamberi a.s. u përgjegj: “U habita me këto gra. Rrinin para meje. Kur e dëgjuan zërin tënd, shpejtuan të fshihen.” E ‘Umeri r.a. vazhdoi: O i Dërguar i Zotit, ti meriton më tepër që para teje të jenë më të rezervuara, tha, dhe duke u kthyer nga ato, shtoi me nervozitet: “O ju armiq të vetevetes, prej meje po frikësoheni ndërsa nga i Dërguari a.s. nuk kini fare frikë. E ato thanë: Ti, në krahasim me të Dërguarin e Zotit je shumë i rreptë. Lidhur me këtë Pejgamberi a.s. tha: “Betohem në Zotin që mban në dorë shpirtin tim. Shejtani duke shkuar rrugës së vet, lakon rrugën (kur e takon ‘Umerin) dhe shkon në rrugë tjetër.”

Derisa bota krishtere shekuj me radhë e llogariste gruan si një ndytësirë dhe nuk e lejonte të hyjë nëpër tempuj, një grua ia tregoi rrugën e drejtë ‘Umerit r.a., rrëfimin e të cilit e treguam pak më lartë. Halifi i dytë ‘Umeri r.a. një ditë, në Medine, në minberin e të Dërguarit të Zotit hipi dhe mbajti hutbe para të pranishmëve. Në hutbe ‘Umeri r.a. të pranishmëve u tha se kur të martohen, mos t’u japin shumë mehër (një shumë të hollash ose të mira materiale që bashkëshorti i jep gruas në vetë aktin e kurorëzimit) grave të tyre. Një zonjë shtatëgjatë u veçua nga xhemati dhe iu drejtua ‘Umerit r.a.:

“O ‘Umer, nuk ke të drejtë kur thua ashtu”. Kështu i tha dhe si argumente ia tregoi ajetet e Kur’anit Famëlartë (en-Nisa 20, 21).Halifi u çudit duke shqiptuar “All-llah, All-llah, një grua diskuton me ‘Umerin dhe atij ia mbyll gojën…”

Zakonet e gabueshme
dhe bestytnitë eliminohen

All-llahu rreptësisht ndalon vrasjen e fëmijëve të gjinisë femërore:

“Ju mos i mbytni fëmijët tuaj duke iu frikësuar varfërisë, se ne ua sigurojmë furnizimin e tyre dhe juve, e mbytja e tyre është mëkat i madh.”

Ai gjithashtu kritikon rreptë babanë i cili ndjen turp nga robërimi i saj (vajzës) në luftë, ose nga ajo se femra do t’i bëhet dikujt grua:

“Kur ndonjëri prej tyre lajmërohet me (lindjen) vajzë, fytyra e tij nxihet dhe bëhet plot mllef. Fshihet prej njerëzve për shkak të asaj së keqeje me të cilën u lajmërua (e konsideron bela, e jo dhuratë prej Zotit). Mandej, (mendon) a do ta mbajë atë, ashtu i përulur, apo do ta mbulojë atë (të gjallë) në dhe. Sa i keq është ai gjykim i tyre”.

Kur përshkruhet frika e Ditës së Gjykimit, në Kur’an thuhet:

“Dhe kur të pyeten ato vajza të varrosura të gjalla, për çfarë mëkati janë mbytur…”

Në realitet edhe vajzën edhe djalin njeriut ia falë Zoti. Robi i All-llahut këtu nuk ka kurrëfarë roli. Veprat e Krijuesit nuk mund të jenë të turpshme e të këqia:

“Vetëm i All-llahut është pushteti në qiej e në tokë. Ai krijon çka të dojë; ai i falë femra atij që do, e i falë vetëm meshkuj atij që do. Ose u falë çifte, meshkuj e femra, por atë që do, e lë pa fëmijë (steril); ai është i Dijshimi e i Fuqishmi.”

Pejgamberi a.s. thotë:

“Ai që ushqen dy vasha deri sa të arrijnë në moshën e pubertetit, në Ditën e Gjykimit do të jemi së bashku kështu (dhe i bashkoi gishtin tregues dhe të mesëm).”

Idhujtarët e Mekkës mendonin se melekët janë bijat e Zotit. Deri sa ata mendonin se vajzat janë krijesa të thjeshta, bijnë në kundërthënie të palogjikshme duke i krahasuar engjëjt me Zotin. Përgjigje u dha Zoti në Kur’an:

“E Ti (Muhammed) pyeti ata (idhujtarët): A të Zotit tënd janë vajzat, kurse të tyre djemtë? Apo ne i krijuam melekët femra, e ata ishin dëshmitarë (kur thonë se melekët janë femra)?! Vini re se si ata janë gënjeshtarë (kur thonë se engjëjt janë bijat e Zotit)”. A thua vajzat ai i ka bërë më të zgjedhura se djemtë?”

Idhujtarët me një shikim të sëmurë meshkujt i konsiderojnë të vetët ndërsa femrat të Zotit. Një krahasim i këtillë në Kur’an quhet “ndarje e padrejtë”

Barazia shpirtërore

Sipas Islamit besimi në Zotin (imani), fitimi i shpërblimit dhe i dënimit, (konform respektimit) të urdhërave dhe ndalesave të Zotit xh.sh. lidhur me botën dhe ahiretin (bota e amshimit), hyrja në Xhennet ose Xhehennem, në të gjitha këto midis gruas dhe burrit nuk ka asnjë dallim. All-llahu i është drejtuar edhe Ademit a.s. edhe Havës në të njëjtën mënyrë. Ashtu si hëngrën bashkarisht fruta nga pema e ndaluar, ashtu edhe u penduan bashkarisht.

Gruaja dhe burri, i varfëri dhe i pasuri, i ziu ose i bardhi, pa kurrfarë përjashtimi në qiej e në tokë, Ditën e Gjykimit do të dalin para All-llahut xh.sh. veç e veç, si një rob dhe nuk do të ketë asnjë dallim.

Zoti premton se kush beson dhe bën vepra të mira qoftë mashkull ose femër, do të kalojnë jetë shumë të mirë. E, duke hyrë në Xhennet, do të jetojnë në lumturi të amshueshme.

Gruaja e kurorëzuar, po s’pati filluar të besojë, burri i saj edhe po të jetë i mirë, edhe po të jetë pejgamber i Zotit, s’do të ketë kurrëfarë dobie. Shembull për këtë janë Nuhu dhe Luti a.s. të cilët ishin dy besimtarë të mirë të Zotit e në të njëjtën kohë ishin edhe pejgamberë, ndërsa gratë e tyre i tradhëtuan ata. Nëse gruaja beson e burri nuk beson, atëherë vepra e keqe e burrit nuk do ta dëmtojë gruan; ai do të shkojë në Xhehennem ndërsa ajo në Xhennet. Shembulli është gruaja e faraonit në kohën e Musait a.s., e cila si përgjigje të sjelljes zemrake të faraonit kur u tha egjiptasve: “Unë jam zoti më i madh” ajo i besoi Musait a.s. dhe luti Zotin: “Zoti im, më bën një vend pranë mëshirës sate në Xhennet dhe më shpëto nga faraoni dhe brutaliteti i tij nga populli mizor!”

Kur’ani dhe gruaja

Nga aspekti i krijimit, besimit, lirisë së ndërgjegjës dhe jetës në botën e amshueshme, kur ia caktojmë vendin gruas në Islam, duhet përmendur se përveç sures “en-Nisa” (gratë) ekziston edhe një sure me emrin “Merjem” kushtuar nënës së Isait a.s. Në Kur’an, në mënyrë shumë të përshtashme përmend emrat e nënës së Isait dhe Musait a.s.

Në Egjipt, faraoni, bijtë e izraelitëve i mbyste ndërsa vajzat e tyre i linte të jetojnë. Kur Musa a.s. erdhi në këtë botë e ëma e tij u shqetësua:

“Ne, nënën e Musait e inspiruam t’i japë atij gji, e kur të kesh frikë për të atë hidhe në lum, e mos u frikëso dhe mos u pikëllo, se Ne do ta kthejmë të ty dhe do ta bëjmë atë nga të dërguarit”.

Pas këtij urdhëri nëna, e cila e hodhi atë në Nil, derisa nuk mori vesh për të, kaloi çaste të dhimbshme e shqetësuese! Kur’ani e përshkruan ndjenjën fisnike të nënës kështu:

“E zemra e nënës së Musait agoi e zbrazët…”

Ndërsa në lidhje me Merjemen, sureja që mori emrin e saj shpjegon në mënyrë të jashtzakonshme sjelljen e prindërve. E liron Merjemen nga të gjitha shpifjet dhe akuzat. Kur’ani shfrytëzon shprehjen “Buhtanun adhim”(shpifje e madhe) për akuzat e hebrenjve lidhur me siç shprehen ata prostitucionin e Merjemes. Përsëri në Kur’an shfrytëzohet në mënyrë më gjentile, në mënyrë letrare dhe në mënyrë më të lartë shprehja për Merjemen. Shembulli më i mirë për këtë është edhe sureja Merjem. Engjëjt bisedojnë me Merjemen:

“Përkujto kur engjëjt i thanë: Oj Merjeme, All-llahu të dalloi ty (me besim e karakter), të pastroi (nga shpifjet hebreje) dhe të lartësoi mbi gratë e botës.”

Gjykimi lidhur me botën

Nuk ka ndryshim as me barabarsinë as me dënimet që u bëhen burrit dhe gruas. Fajet e bëra kundër gruas, edhe sikur të jenë personalisht kundër saj ose kundër pasurisë së saj, edhe kundër nderit të saj, duhet të dënohen njëlloj sikur kundër burrit. Madje janë edhe disa raste që flasin në interes të gruas. Nëse burri e akuzon gruan për prostitucion dhe nëse nuk ka argumente për të, do të dënohet për shpifje dhe deri në fund të jetës nuk mund të dëshmojë para gjyqit. Në fenë Islame, njeriu pas pranimit të Islamit, po iu kthye ndonjë besimit tjetër dhe po nuk u pendua për këtë, dënohet me vdekje. Sipas Ebu Hanifes gruaja murtede (që prej Islamit kalon në ndonjë besim tjetër) nuk ekzekutohet me vdekje. Po qe e nevojshme të zbatohet kisasi (vdekje për vdekje, sy për sy), për një sulm ndaj trupit të gruas, (edhe nëse agresori është burrë), ky dënim do të aplikohet. Nëse është i nevojshëm dëmshpërblimi, këtu ekzistojnë raste specifike për gruan.

Në rast se gruaja është fajtore, dënohet njëlloj sikurse edhe mashkulli.

Udhëheqja me familjen, trashëgimia, institucioni i dëshmisë dhe tematika të ngjashme me këto, të drejtat e ndryshme midis burrit e gruas do të shqyrtohen në faqet e këtij libri që do të pasojnë.

Categories

Archives