Wednesday, 26/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Banori i Xhennetit

Banori i Xhennetit

banore i xhenetit
Transmeton Zuhriju se Enes bin Maliku ka treguar: ”Ishim ulur me të Dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi we selem), e ai tha: “Tani do të vijë një njeri prej banorëve të Xhenetit”. Kur erdhi një njeri prej ensarëve, i cili e kishte paksa të lagur mjekrën prej abdesit dhe në dorën e tij të majtë mbante nalle (këpucë).

Të nesërmen Muhamedi a.s. prapë tha njësoj, sikur në ditën e parë. Kur prapë u paraqit i njëjti njeri! Edhe ditën e tretë Muhamedi a.s. prapë tha sikur ditën e mëparme. Kur u paraqit i njëjti njëri! Abdullah bin Amri bin Asi, i cili ishte i pranishëm dhe e dëgjoi këtë , i shkoi pas njeriut për të cilin Pejgamberi (salAllahu alejhi we selem) tha se është prej banorve të Xhennetit. Kurë mbërriti te shtëpia e atij personi i tha: “Jam betuar se tri ditë nuk do të hyjë në shtëpinë e babait tim, andaj për të mos e thyer betimin kërkoj që të strehohem tek ju tri ditë.”
Njeriu e pranoi.
Pas tri ditë shoqërimi që i bëri atij personi nuk pa tek ai asgjë të jashtëzakonshme.
Abdullah bin Amri bin Asi i ka thënë: “Unë nuk kam ndonjë hidhërim me babën tim, dhe nuk jam betuar se nuk do të shkoj më në shtëpi tri ditë. Mirëpo, tri herë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi we selem) duke thënë: “Tani do të vijë një njeri prej banorëve të xhenetit”.Dhe tre herë ke ardhur ti.Por unë nuk shoh asgjë diçka të veçant tek ti, që të dallon nga muslimanet e tjerë. Mund të ju kujtohet ndojë gjë e veçantë që ju bëni nga të cilat unë nuk e kam vërejtur.”
Pasi u mendua njeriu tha: “Asgjë të veçant nuk veproj,jamë si të gjithë muslimanët. Duke u nisur, njeriu i tha përveç një gjë,ndoshta kjo mund të jetë, unë kurrë nuk i tradhtoj muslimanët nuk e urrej askënd,nuk kam zili në atë të mirë që Allahu ia ka dhënë dikujt tjetër,që kurë shkojë në shtrat i’a bëjë hallall të gjithë muslimanve dhe mendojë mirë për muslimanët.”Abdullah bin Amri bin Asi tha: “Kjo është pikërisht ajo, që ty të bëri të jesh prej banorve të Xhennetit.”

Një shkrim tjetër i dobishëm  Numrat emergjent që mund të i kontaktoni!

Categories

Archives