Sunday, 22/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Banania me e mire se nje pije freskuese

Banania me e mire se nje pije freskuese

banane pije freskuese
E lehtë për t’u ngrënë, plot me substanca të dobishme, banania po cilësohet si rivalja më e mirë e pijeve të njohura freskuese.

Kështu, nëse ju doni të gjeni një alternativë të besueshme për pijet, në mënyrë që të plotësoni sasinë e duhur të kripërave minerale, vitaminave, sheqernave, thjesht hani një banane dhe mos u lodhni duke gjetur pijen e duhur.

Ky frut, është gjithmonë i gatshëm për t’ju ofruar përmbajtjen e tij të vlefshme në elementet shëruese si antioksidantët, por edhe t’ju sigurojë një energji të balancuar dhe të mirë.

Në një përfundim të tillë ka arritur ekipi i studiuesve të “Human Performance Appalachian State University”, sipas të cilit, kush ha banane, ka më shumë përfitime se ai që konsumon pije.

“Bananet gjithashtu japin një shtytje të madhe për aktivitetin fizik, pasi përfshijnë vitamina e minerale të tilla si fibër, kalium dhe sheqerna të balancuara”, pohon lidhur me një fakt të tillë, dr. David C. Nieman, drejtues i këtij studimi.

Një shkrim tjetër i dobishëm  PËRFITONI NGA VITAMINAT DHE ANTIOKSIDANTËT PËR DUKJE MË TË RE!

Categories

Archives