Thursday, 15/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Bananet relaksojnë sistemin nervor



Bananet relaksojnë sistemin nervor

Bananet kanë shumë përbërës shërues dhe kanë fuqinë për të lehtësuar simptomat e shumë sëmundjeve.

Përveç shijes së këndshme, ato kanë fuqinë për të lehtësuar simptomat e shumë sëmundjeve. Ato janë të pasura me ushqyes, vitamina A, B6 dhe C dhe përmbajnë minerale fosfor, mangan, magnez, kalium dhe acid folik.

Për shkak të sasisë më të lartë të vitaminës B, ato janë të dobishme për sistemin nervor. Ato lehtësojnë gjendjen e depresionit dhe veprojnë si zbutës, pasi proteina gjatë tretjes çon në formimin e serotoninës, hormon i kënaqësisë. Shumë njerëz e përdorin lëkurën e bananes për të zbutur lëkurën pas irritimit.