Wednesday, 18/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Bananet ne kendveshtrim Islam


Bananet ne kendveshtrim Islam


banane
All-llahu i gjithëfuqishëm flet për krijesat speciale, të cilat i ka përgatitur për ithtarët e rrugës së vërtetë, e cila rrugë do t’i presë në vendbanimet e përhershme në Xhennet, ku do të jetojnë në kopshtet përmes të cilëve rrjedhin lumenj.

Në mes krijesave të tjera të dobishme të Xhennetit, besimtarët do të gjenden: “Në mes të frutave palë-palë të bananeve”. (El Vakia, 29) (arab. Ve talhin mendud)

Shumica e komentuesve (mufessir) mbështet mendimin se fjala talh në këtë verset ka të bëjë me bananen. Disa komentues fjalën talh e kanë shpjeguar në kuptimin e drurit të mimozës ose eukalipsit maroken (lat. Acacia gummifera), që rritet në vise të nxehta dhe prej të cilit prodhohen aroma të këndshme (arab. sant samhi; B. Eukaliptus), dylli që përdoret në mjekësi për shërimin e sëmundjeve bronkiale dhe për stabilizimin e emulsioneve (druri i mimozës). Druri i mimozës, i familjes së mimozës, rritet në vise të nxehta dhe ka gjethe dyshe. Megjithatë, në Xhennet ferrat do të zëvendësohen me fruta (pemë) dhe do të renditen në mënyrë kontinuale dhe të uniformuar. Dijetarë të tjerë e kanë shpjeguar fjalën talh në kuptimin e llojit specifik të eukalipsit, i cili ka lulesë të madhe dhe të shumtë, kurse gjethet vijnë palë-palë, njëra kundrejt tjetrës. Edhe pse shpjegimi i Kur’anit lidhur me fjalën talh tregon eukalipsin maroken, autori këtu e trajton në kuptim alegorik dhe simbolik për shkak se asnjë sy nuk e ka parë asnjëherë atë që është krijuar për banorët e Xhennetit.

Në çfarëdo rasti, banania (fryti) është e nxehtë dhe e lagësht në shkallë të parë. Dobitë nga banania janë të mëdha kur është e pjekur dhe e ëmbël. Banania është e dobishme për shërimin e inflamacioneve kronike të mushkërive (sëmundjeve obstruktive kronike të mushkërive, e sidomos të astmës bronkiale) dhe simptomave të ndaljes së zërit, të sëmundjeve të gjoksit dhe të gjendjeve astmatike. Banania shërben gjithashtu në kollitjet e përsëritura, në pastrimin nga këlbaza, të qelbëzimeve në veshka dhe në fshikëzën urinare. Ngrënia e bananeve ndihmon sekrecionin e urinës, por ndikon mjaft keq në lukth nëpërmjet prodhimit intensiv të tajitjes së vrerit të verdhë dhe të mukusit, të cilat efekte shoqëruese mund të reduktohen duke ngrënë së bashku me bananen edhe sheqer ose mjaltë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Allahu ka mundësi ta shërojë çdo të sëmurë

1. Arab. talh, planten, plantacion, druri i bananes ose mund të ketë kuptimin e bananes tropikale, të quajtur musa. Paradisica (plantago), e cila prodhon fruta të thjeshtë, që hahen si perime të ziera.

MJEKËSIA E PEJGAMBERIT MUHAMMED
Përktheu nga boshnjakishtja
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

image_pdf
Tags: ,

Categories

Archives