Wednesday, 18/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

BAMIRËSIA NDAJ JETIMËVE

BAMIRËSIA NDAJ JETIMËVE

BAMIRËSIA NDAJ JETIMËVE

Allahu thotë: “Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim); silluni mirë me prindërit, të afërmit, jetimët, të varfërit.” (Ali Imran 36.)

Ai që përkujdeset për jetimin do të jetë së bashku me të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, në Xhenet.

Sehl ibën Sad, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Unë, me kujdestarin e jetimit, në Xhenet do të jemi afër sikur këta dy gishta (gishti tregues dhe gishti i mesëm), sikur këta (gishtat) që janë afër, ai person do të jetë afër me mua në Xhenet.”

Ibën Bat’tal, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Çdo musliman që e dëgjon këtë hadith e ka hak të punon sipas këtij hadithi që të jetë shoqëruesi i të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe i Pejgamberëve tjerë”.

Allahu e mori besatimin nga bijtë e Israilit se do të sillen mirë me jetimët derisa Allahu i Madhëruar tha: “Kujtoni kur Ne morëm besën tuaj, o bijtë e Izraelit, se do të adhuroni vetëm Allahun, do të silleni mirë me prindërit, të afërmit, jetimët dhe të varfrit.” (Bekare 83); ne jemi më meritor nga ata për këtë dhunti.

Ai që do zemra t’i zbutet dhe t’i plotësohet nevoja, le të mëshiron jetimin, dhe le ta fërkon kokën e tij dhe le ta ushqen nga ushqimi i tij.

Ebu Derda, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell se një njeri erdhi tek i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe ju ankua nga ashpërsia në zemër dhe i tha: “A dëshiron që të të zbutet zemra dhe ta arrish atë që kërkon? Mëshiroje jetimin, fërkoi kokën dhe jepi atij nga ushqimi yt; kështu do të zbutet zemra dhe do të arrish atë që kërkon.”

Një shkrim tjetër i dobishëm  Dobitë e dhikrit

Njëri nga të parët tanë (selefi) tha: (Në fillim isha i dhënë pas mëkateve dhe pirjes së alkoolit. Një ditë nga ditët e shpëtova një fëmijë jetim dhe i varfër. E morra me vete dhe u solla mirë me të dhe e ushqeva dhe e vesha me rroba dhe e pastrova dhe ia kreha flokët dhe e fisnikërova ashtu siç e fisnikëron një prind fëmijën e vet, madje edhe më tepër. Në mbrëmje, kur rashë për të fjetur, e pash në ëndërr se Kiameti ndodhi, dhe u thirra për llogari, dhe u dha urdhri për mua që të hidhem në Xhehenem për shkak vepra të mia të liga. Më morën melekët të më dërgojnë për në Xhehenem, e unë e ndjeja veten i dobët i nënçmuar kokulur, kur rrugës më doli ai jetimi që u përkujdesa për të dhe tha: Largohuni nga ai o ju melekët e Allahut derisa unë të ndërmjetësoj për të tek Allahu, se ai u përkujdes për mua dhe më fisnikëroi. Atëherë melekët thanë: Ne nuk jemi urdhëruar për një gjë të tillë dhe në atë moment vjen një zë nga ana Allahut ku thotë: Lëshojeni se Unë ia fala atij për shkak sjelljes së mirë të tij ndaj jetimit. Thotë: U zgjova dhe u pendova tek Allahu dhe më vonë e shfrytëzoja energjinë time në ndihmën e jetimëve.)

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Categories

Archives