Friday, 19/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Babai yt të donte dhe lutej për ty me këtë lutje



Babai yt të donte dhe lutej për ty me këtë lutje

Babai yt të donte dhe lutej për ty me këtë lutje

Tregon duke thënë: Babai im, ndërroi jetë ndërkohë që unë isha i vogël. Nëna ime më fliste gjithmonë rreth tij. Më thoshte që ai gjithmonë lutej për ty në namaz, me duanë (lutjen): “O Allah! Mbushja zemrën fëmijës tim me besim, bëje atë prej njerëzve që janë të kujdesshëm për namazin dhe mbushja duart e tij me bereqet”. Këto fjalë i kam dëgjuar nga nëna ime shumë shpesh, saqë mallëngjehesha për t’a takuar. Dashuria për të sa vinte dhe shtohej edhe pse nuk e kisha parë. Gjithmonë e ndjeja prezencën e tij në jetën time me lutjet që ai kishte bërë për mua. Prandaj ia bëra si detyrë vetes time që vazhdimisht të sakrifikoja që të arrija realizim e ëndrrës së tij. Fillova t’a dua namazin dhe zemra mu lidh me xhaminë. Prej mirësive të Allahut ndaj meje ishte që, duart e mia u mbushën me rrisk të shumtë. Allahu të mëshiroftë babai im. Allahu të begatoftë nëna ime sepse ti ishe lajmëtarja më e mirë për mua. Allahu na bashkoftë si një familje e lumtur në Xhennetin e Tij.
Allahume Amin..!!





Përshtati: Zejdi Bardhoshi