Sunday, 19/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

8 koncepte që duhet t’i diskutosh me fëmijën tënd adoleshent

8 koncepte që duhet t’i diskutosh me fëmijën tënd adoleshent
Autor: Dr. Xhasim Mutava
1. Marrëdhëniet emocionale.
2. Bezditë mësimore,
3. Rrjetat sociale,
4. Shenjat e pjekurisë,
5. Çrregullimet e ndjenjave, humorit,
6. Interesimi për shëndetin
7. Rregullimi i ushqimit,
8. Kufijtë e shoqërisë.
Për të gjitha këto gjendje të tij, ti o prind, je përgjegjës!
Këto tetë koncepte, janë shumë të rëndësishme për t’i diskutuar me çdo fëmijë, i cili po afrohet buzë fazës së adoleshencës, qoftë ai djalë apo vajzë.
Kurse pyetja ime për çdo lexues të këtij artikulli është kjo: “A ke biseduar – diskutuar me fëmijën tënd për këto tetë koncepte të lartëpërmendura?”
Diaologimi me fëmijën tonë adoleshent rreth këtyre “tetë koncepteve”, duhet të jetë i detajuar e jo përgjithësues, duhet të jetë i shpeshtë, i përsëritur e jo vetëm një herë! Sepse faza e adoleshencës është faza e peripecive dhe e kthesave të fuqishme të humorit, disponimit, emocioneve dhe ndjenjave, si te vajzat ashtu dhe te djemt.
Kur adoleshenti merr informacionin për këto “tetë koncepte” dhe përgaditet për to përpara fazës së adoleshencës, kjo do t’i ndihmojë atij për të mos rënë në marrëdhëniet negative emocionale, për të mos u ngatërruar në rrjetat sociale, për të mos e çrregulluar ushqimin, për të mos e lënë sportin, do të shpreh kujdes ndaj shoqërimit me ata që mund të jenë shkaktarë për regresivitetin dhe rrëshqitjet e tij nëpër gracka.
Në krye të gjithë kësaj, duhet folur me të me qartësi rreth koncepteve përgjegjësore, ashtu që fëmija, kur ta arrijë pjekurinë, do të ndjehet përgjegjës përpara Zotit dhe shoqërisë me sjelljet që ai bën apo me fjalët që ai thotë karshi tyre.
Ngase përfundoi më koha për t’u mbështetur fëmija tek të tjerët, qofshin ata edhe prindërit madje, pasi ai tanimë mund që të jetë edhe vetë përgjegjës për sjelljet dhe veprimet e tija. Sepse me vete e ka llogarinë për gabimet dhe lëshimet.
Vërtetë, shumica e baballarëve dhe nënave janë të pakujdesshëm ndaj fëmijës së tyre adoleshent, dhe kjo, për shkak të injorancës dhe preokupimeve të shumta të jetës. Nisin t’ua zbulojnë defektet dhe negativitetet fëmijëve të tyre vetëm atëherë kur ata rebelohen ndaj tyre, apo kur i shoqëron ata ndonjë e keqe, apo kur bezdisen nga mësimet shkollore, apo kur i neglizhojnë detyrat e shtëpisë, apo kur fillojnë që të shfaqen shenjat e rënies, mbasi që kanë qenë të suksesshëm dhe superior, shkojnë zvarrë, apo kur zbulojnë shenjat emocionale të lidhjeve të djalit apo vajzës me gjininë e kundërt nëpërmjet rrjeteve sociale, apo kur fillon vajza t’i dërgojë foto personale djemve të huaj apo shoqeve të saja me veshje jo të moralshme, apo tek vëren çrregullime në humorin e tij, në ngrënie dhe pije, në pakësimin apo teprimin e gjumit, dhe këtu ata më pas, me paditurinë e tyre prindërore, e bëjnë akoma më keq gjendjen. Duke lëshuar britma, piskama, klithma, nervozizma, rrahje, kritika të prekshme, ku adoleshenti këtu e shton edhe më tepër kokëfortësinë dhe rebelimin. Sa e sa seanca i kam bërë me djem dhe vajza të reja të cilat kishin rënë në kurthin e lidhjeve emocionale të ndaluara fetarisht dhe moralisht, qoftë ajo ndërmjet një djali dhe një vajzeje, dhe kur i kam tubuar informacionet rreth këtyre sjelljeve të gabueshme të tyre, kam gjetur se prindërit e tyre NUK kishin pasë folur, dhe NUK kishin pasë vëzhguar asnjëherë të vetme këto pika te fëmija, megjithëse sot, ke shumë mënyra dhe rrugë për ta lidhur fëmijën me informacionet rreth: marrëdhënieve emocionale apo seksuale, edhepse, prindërit përsëri nuk i praktikojnë ato!
P.sh. shih! Unë kam parë një baba i cili kërkonte nga miku i tij i ngushtë të fliste me fëmijën e tij rreth marrëdhënieve të tija emocionale, po kam parë edhe një nënë, e cila kërkonte nga mikesha e vetë që ajo të fliste me vajzën e saj rreth tematikave seksuale, poashtu njoh prind i cili i dërgonte video djalit të tij në what’s app apo në viber të cilat diskutonin dhe trajtonin kulturën dhe edukatën seksuale, ashtu që ai të takohej me informacionet e duhura, të nevojshme dhe të dobishme për të. Këto janë disa mënyra inteligjente të zgjidhjeve.
Ndërsa për sa i përket çrregullimeve të ndjenjave të adoleshentit, këto faza jetësore, të cilat njashtu janë edhe shanse dhe mundësi të mira edukuese, që duhen shfrytëzuar për të biseduar me të për ndarjet individuale dhe ç’është dallimi ndërmjet dy sekseve. Poashtu ky është edhe rast i volitshëm për të diskutuar me të rreth marrëdhënieve me Zotin e tij, por me kusht, që ky diskutim apo diaologim të jetë me urtësi, mençuri, e jo me piskamë dhe britma, sepse ato do t’ia bëjnë të urryer atij fenë dhe fetarinë.
Poashtu ta vëzhgojnë prindërit shtytjen dhe udhëheqjen e tij drejt leximit të librave, leximit të Kuranit, faljes së namazit, përkujtimit të Zotit, shoqërimit me njerëzit e mirë dhe të paturit dashuri për ata.
Dua ta përmendi: Në vërtetë se prindërit përgjatë kësaj faze të tyre të jetës, kanë aso ndjesi, se janë duke e humbur djalin apo vajzën e tyre, për shkak të rebelimit dhe kokëfortësisë së tyre ndaj urdhërave apo ndalesave që ato i kanë vënë për të, porse këto ndjenja mbeten vetëm ndjenja, ngase realisht ato janë të pavërteta, por le ta dinë prindërit se pavarësisht masës apo kohëzgjatjes së rebelimit të fëmijës adoleshent përballë tyre, ai përsëri do të rikthehet sërish në natyrën dhe karakterin e tij origjinalë, të cilin e ka të mbjellur qysh në fazën e hershme të fëmijërisë.
Ajo që ka shumë rëndësi që ne për ta, ta shfaqim dashurinë dhe kujdesin tonë, së bashku me këshillat, udhëzimet dhe rekomandimet, porse, ndjesia më e rëndësishme e cila duhet t’i mbjellet fëmijës adoleshent, është ndjesia se Ai është i mbikëqyrur nga Zoti për çdo sekondë dhe frymëmarrje dhe se më ai duhet ndjerë përgjegjës përpara Tij, përgjatë sjelljeve dhe veprimeve që shfaq.
Pra: Roli i prindërve që përballë ka një fëmijë adoleshent, është këshilla, udhëzimi, diaologimi, vëzhgimi, rekomandimi dhe përkujtimi!
Përktheu nga gjuha arabe: Agron Islami

Categories

Archives