Tuesday, 24/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Baba ,a mund të m’i huazosh 10 euro?

Baba ,a mund të m’i huazosh 10 euro?

babai dhe djali

Një njeri erdhi vonë, i lodhur dhe i nervozuar nga puna, përderisa i biri i tij pesë vjeçar po e priste te dera e shtëpisë.

“Baba, a mund të të pyes diçka?”

“Natyrisht, biri im, çfarë ka ndodhur?” – ia ktheu njeriu.

“Baba, sa të paguhet ora?”

“Kjo me të vërtetë nuk të hyn në punë ty fare! Pse bën pyetje të tilla?” – iu përgjigj njeriu i zemëruar.

“Vetëm dua ta di. Të lutem, më thuaj sa të paguhet ora?” – e luti vogëlushi.

“Nëse patjetër duhet ta dish, atëherë unë i fitoj 20 euro në orë.”

“Oh” psherëtiu vogëlushi dhe qante kokën. Shikonte dhe thoshte: “Baba, të lutem a mund të m’i huazosh 10 euro?”

Babai u tërbua. “Nëse ky është qëllimi yt i vetëm, atëherë pse dëshiron të dish sa fitoj unë që t’i marrësh ca para për të blerë ndonjë lodër të marrë apo diç tjetër të padobishme? Shko të lutem menjëherë në dhomën tënde dhe flij. Mendo se përse je kaq egoist. Unë punoj gjatë dhe orë të rënda për çdo ditë dhe nuk kam kohë për këso lodra qesharake. ”

Vogëlushi shkoi i qetë në dhomën e tij dhe mbylli derën. Njeriu u ul dhe zemërohej gjithnjë e më tepër për shkak të pyetjeve të vogëlushit. Si mund të bëjë ai pyetje të tilla me qëllim që të marrë ca para?! Pas një ore njeriu u qetësua dhe filloi të mendojë se mos kishte qenë pak i ashpër ndaj të birit. Ndoshta kishte diçka që duhet ta blinte ai me këto dhjetë euro! Pos kësaj, ai nuk kërkon shpesh para. Njeriu shkoi te dera e dhomës së fëmijëve dhe e hapi atë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  E DREJTA E ÇDO NJERIUT ËSHTË TË ËNDËRRON DHE SHPRESON!

“Biri im, a ke fjetur? – pyeti ai.

“Jo baba, ende jam i zgjuar.” – iu përgjigj djaloshi.

“Mendoj se u solla pak ashpër ndaj teje” – tha njeriu. “Ishte një ditë e gjatë dhe unë e shfryva zemërimin tim në ty. Ja ku i ke ato dhjetë euro për të cilat më lute.

Vogëlushi u ngrit menjëherë duke shkëlqyer. “Oh baba, shumë faleminderit!” – bërtiti ai. Pastaj nxori me vrull ca kartëmonedha të zhubravisura nën jastëkun e tij. Kur e pa njeriu se djaloshi kishte para u zemërua sërish. Djaloshi numëronte paratë me kujdes dhe pastaj shikonte babain e tij. Babai zhurmonte: “Përse kërkon më shumë para prej meje pasi që ti vetëm se i paske disa?!”

“Ngase nuk kisha mjaft. Por, tash më mjaftojnë!” – ia ktheu djaloshi.

“Baba, tash i kam 20 euro … – A mund ta blej një orë nga koha jote që ta kalosh me mua?”

Marrë nga: denkmalislam.de

Përktheu nga gjermanishtja: Jusuf Kastrati

Tags:

Categories

Archives